Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Gjykata mbyll dosjen e miliona eurove ku implikohej Taulant Balla

Gjykata mbyll dosjen e miliona eurove ku implikohej Taulant Balla

12:16, 16/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vendosur të sfumojë dhe të mbyllë dosjen 'Toyota Yaris' ku implikohej numri 2 i PS-së Taulant Balla ne futjen e 3.4 milione eurove para te pista, ne Shqiperi.

Ishte kreu i opozitës Lulzim Basha që paralajmëroi mbërritjen e miliona eurove të fshehura në disa makina Toyota Yaris, aktivitet që ishin të lidhura me Ballën e PS-së.

Hetimi ishte ndjekur nga policia gjermane, ndërsa në Shqipëri u gjetën milionat e eurove të fshehura në makinat e mbërritura në Durrës.

Si në çdo dosje ku përfshihen drejtuesit e PS-së, policia edhe këtë herë nuk zhgënjeu pasi ishte e para që e sfumoi krejt hetimin, duke ndaluar persona që nuk kishin lidhje fare me atë çështje.

E tani është radha e prokurorisë dhe gjykatës që të mbyllin dosjen ku sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha, me milionat e eurove të mbërritura në Shqipëri, ishte i lidhur Taulant Balla. Por dosja e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim vetëm për mosdeklarim të hollash dhe "armëmbajtje pa leje" për Agim Çeka dhe Ervis Vladin.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri është pushuar akuza.

Sigurisht që Taulant Balla nuk u hetuar as nga policia dhe as nga prokuroria për lidhjet e tij me këto miliona euro, por duket se përfshirja e tij në këtë çështje ka bërë që gjykata të marrë vendimin e mbylljes së dosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist16/11/2020 16:49

Ne respekt,te shenimit me lart"Shto koment,pamvaresisht nese e botoni,oseo jo,sic beni zakonisht.....Cpune ka Taulanti pse e pushoi gjykata,problemi eshte,pse Basha e denoncoi Ballen se ishte ai i implikuari ne ato "pak"dollare qe u gjenden tek Tojotat.Pra duhet te hapet hetim,per Bashen,qe merret me parate e te tjereve,i kane-si i kane,-nga i vijne...

Krist16/11/2020 16:47

Cpune ka Taulanti pse e pushoi gjykata,problemi eshte,pse Basha e denoncoi Ballen se ishte ai i implikuari ne ato "pak"dollare qe u gjenden tek Tojotat.Pra duhet te hapet hetim,per Bashen,qe merret me parate e te tjereve,i kane-si i kane,-nga i vijne...

Shto koment

Denonco