Dëshmi e hidhur: 13 ambulanca prisnin në radhë në mesnatë tek Infektivi!

Dëshmi e hidhur: 13 ambulanca prisnin në radhë në mesnatë tek Infektivi!

11:44, 16/11/2020
A+ Aa A-

Nga Orjola Pampuri

13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek Infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë.

Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet: Teston shumë pak, vonon përgjigjen deri në 10 ditë, nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje, ku njerëzit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm sepse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco