Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Rama dështoi me Rrugën e Arbrit’/ Çupi: Vijon të mashtrojë me 3D

‘Rama dështoi me Rrugën e Arbrit’/ Çupi: Vijon të mashtrojë me 3D

10:34, 16/11/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së në Dibër, Dhurata Çupi ka reaguar me në postim në Facebook pas publikimit të pamjeve në 3D të Rrugës së Arbrit. Sipas saj, ndonëse e gjeti të nisur, Rama nuk mundi ta përfundonte këtë rrugë kaq shumë të pritur nga banorët e zonës dhe jo vetëm.

Ja postimi i plotë:

Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D.

Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës.

Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka mbidyfishuar vlerën e punimeve. Edi Rama nuk di të punojë, por vetëm të vjedhë me klientët e tij.

Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike. Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qytetarëve!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco