Marrëdhëniet në pikën më të ulët/ Kurti: Na ndan Vuçiç! S’di pse Rama nuk thotë të vërtetën për të

Marrëdhëniet në pikën më të ulët/ Kurti: Na ndan Vuçiç! S’di pse Rama nuk thotë të vërtetën për të

21:28, 15/11/2020
A+ Aa A-

Ish kryeministri dhe Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar unitet mes Shqipërisë dhe Kosovës për çështjet madhore, e sidomos kur përballë është Serbia.

Në një reagim të fundit, Ish-kryeministri ka kritikuar kryeministrin, Rama rreth qëndrimeve mbi Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu Kurti i bëri thirrje Parlamentit të Shqipërisë, që sikurse Kosova, të votojë një rezolutë që i cilëson gjenocid, krimet e ushtrisë serbe mbi shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Sipas Kurtit, Rama nuk mban qëndrime të nevojshme përkundrejt Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe se madje nuk thotë të vërtetën për këtë të fundit.

Marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe Kryeministrit Rama vijojnë të mbeten në një pikë të ulët, ndërsa lideri i VV-së është shprehur në një deklaratë të fundit, se shefi i ekzekutivit në Shqipëri nuk mban qëndrimin e duhur përballë Presidentit të Serbisë.

“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them.

Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin, por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, deklaroi Kurti.

Madje Kurti thotë se Rama nuk thotë të vërtetat që duhen thënë për Vuçiç dhe se për këtë nuk gjen dot një arsye.

“Mospajtimet tona vijnë nga ky dallim, dallimi thelbësor është qëndrimet e ndryshme që i kam unë dhe kryeministri i Shqipërisë, për presidentin e Serbisë. Ai po përpiqet që krimet e Serbisë t’i lokalizojë në figurën e Millosheviçit, kjo është e padrejtë ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.

Andaj kryeministrit të Shqipërisë por edhe Kuvendit të Shqipërisë i bëj thirrje që, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, rezolutën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, ta bëjë edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Kurti.

Në përfundim, ish kryeministri Kurti shtoi se Shqipëria dhe Kosova e kanë të dosmosdoshme që të mbajnë qëndrime të njëjta në raport me palë të treta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malsori19/11/2020 13:01

Rama asht politietaken dhe patriot, ti Kurti ije vetëm patriot dhe aspak politikan.

Daj Jaku15/11/2020 23:26

Sa i përket qëndrimit të EDramës ndaj Serbisë, që Kurti për elegancë hiqet sikur nuk i kupton, është e thjeshtë fare, njëlloj si shitja e detit shqiptar Greqidë, çështje paraje, para e madhe, derdhut në bankën off shore të Lindës. Sa i përket qëndrimit të parlamentit shqiptar që evokon Kurti për të mbajtur qëndrim ndsj kërcënimeve të Vuçiqirit, sqaroj Kurtin se pordhamenti i Shqipëridë ngjason me karrocën e Dylit ngarkuar me kunguj dhe kastraveca pa farë.

Karma15/11/2020 21:54

Nuk ju perputhen interesat zoti Kurti. Rama eshte nje pervers i parase dhe per para ben cdo pisllek e pabesi, ti je Trim i drejte dhe nje njeri qe te ngjall besim dhe shprese. Rama i ka ditet e numeruara se bashku me qelesirat e serbise.

Shto koment

Denonco