Po kurohet në Serbi/ Kryediplomatja Haradinaj telefonon kryetarin e Preshevës: E ke derën hapur edhe në Kosovë

Po kurohet në Serbi/ Kryediplomatja Haradinaj telefonon kryetarin e Preshevës: E ke derën hapur edhe në Kosovë

20:04, 15/11/2020
A+ Aa A-

Pas njoftimit të Kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se po trajtohet në Spitalin e Nishit, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla i ka uruar shërim të shpejtë Arifit dhe tha se e ka siguruar të parin e Preshevës, se në çdo moment e ka derën hapur për trajtim të sigurt edhe në Kosovë.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

“Bisedova shkurt me Kryetarin e Preshevës, bashkëkombësin e mikun Shqiprim Arifin. I dëshirova shërim të shpejtë, me shpresën se po merr kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi. E sigurova që në çdo moment e ka derën hapë për trajtim të sigurtë edhe në Kosovë”, shkruan Haradinaj-Stublla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco