Ndërron jetë kryetar i parë i Kavajës, presidenti Meta: Nder, respekt dhe mirënjohje

Ndërron jetë kryetar i parë i Kavajës, presidenti Meta: Nder, respekt dhe mirënjohje

16:48, 15/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes, për ndarjen nga jeta të z.Selim Veizit, i cili udhëhoqi Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Në një postim në Facebook, Meta ka theksuar se z.Selim Veizi, ishte një kryefamiljar model dhe nëpunës i përkushtuar i shtetit, duke shprehur ‘nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të tij në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore’.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!

I paharruar kujtimi i Tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco