Rritja e rasteve me Covid, për Manastirliun është strategji e qeverisë Rama

Rritja e rasteve me Covid, për Manastirliun është strategji e qeverisë Rama

16:36, 15/11/2020
A+ Aa A-

Rastet pozitive me Covid-19 u dyfishuan në raport me një muaj më parë. Por, gjithçka ka qenë strategjike nga qeveria dhe autoritetet shëndetësore përgjegjëse.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke konfirmuar pozitivitetin e lartë, tha se po ndiqet ajo që e cilësoi si strategji të testimit inteligjent.

‘Krahasuar me një muaj më parë kemi dyfishim të rasteve pozitive ditore. Në lidhje me numrin e testimeve, duhet patur parasysh se një nga arsyet pse Shqipëria ka një pozitivitet të lartë, është pikërisht për shkak të strategjisë së testimit. Ne po bëjmë testim të targetuar, që do të thotë se po testojmë individët e dyshuar si kontakte të personave të infektuar dhe gjurmojmë edhe kontaktet e tyre, që mund të jenë edhe asimptomatikë. Nuk kemi parë ende një vend që të ketë shpëtuar nga vala e dytë e infektimit nga numri shumë i lartë i testimeve’, tha ministrja e Shëndetësisë.

Në këtë logjikë, strategjia jonë e testimit inteligjent është edhe më efektive se në vendet kryesore të BE-së. Ministrja tha se ato janë sot në izolim të dytë, pavarësisht testimit agresiv që kanë bërë: ‘Franca, një vend me shumë testime, me sistem super të zhvilluar, është karantinuar sërish. Edhe Britani, që ka shpenzuar 210 miliardë stërlina në menaxhimin e pandemisë, sot është në karantinë sërish’.

Manastirliu tha se ndërkohë po punohet për forcimin e kapaciteteve testuese dhe ndihmë do të jenë edhe testet e shpejta. Nga 300 mijë që janë porositur, pritet që 200 mijë të mbërrijnë. Krahas spitaleve covid, fasha do të shpërndahet edhe në disa prej spitaleve rajonale në faza të caktuara.

Ministrja shtoi se janë përditësuar edhe protokollet e shërbimit shëndetësor në banesë për të prekurit me Covid-19. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Karma15/11/2020 22:05

Ti me tere sojin tend spo ben asnje gje. Testim leshi po beni. Une kame qene vete me covid he duke marre cdo dite 127 nga 2-3 here ne dite nuk erdhen qe nuk erdhen per te bere tamponin as pas 8 ditesh. Cfare testimi inteligjent eshte ky, kur nuk testoni as njerezit me simptoma jo me familjaret apo personat e kontaktit. Jeni Mashtrusa te dale boje Totalisht. Nje gjykate dhe prokurori e denje do ju kishte futur brenda per abuzim me detyren ose per Terrorizem sepse kjo eshte e tera e qellimte.

Infektim inteligjent15/11/2020 19:10

U bë biba inteligjente???? stili ‘peqe, lepe’ modeli i suksesit te ripjelljes

t15/11/2020 17:21

Keta fluturojne me pras ne b...ose rama u ka mesuar te perdorin kokainen

Daj Jaku15/11/2020 17:03

Mos shit propagandë dhe spiropalizëm moj binjakja e elizës, më mirë na thuaj sa testime ke bërë si shërbim shëndetsor falas. Sa për inteligjencë, kush e humbi që ta gjesh ti? Qytetarët paguajnë testet tek privati, ndërsa shëndetsia jote kthen përgjigje testi mbas një jave, shpesh herë mbas vdekjes dë pacientit. Testi me përgjigje të vonuar (mbas 24 - 36 orë) nuk vlen më as për letër higjenike, jo më për gjurmim inteligjent propagandist. Ta tha edhe ai mjeku: "këto që them nuk janë për ministerliun, seose ajo nuk është e sektorit, nuk merr vesh nga kjo punë". Konkluzioni i bisedës së mjekut: Ju jeni ministra tenderash dhe PPP = për të vjedhur edhe me maskat e skaduara.... asgjë tjetër.

Shto koment

Denonco