‘Shqipëria, e fundit në çdo fushë’/ Basha: Shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë

‘Shqipëria, e fundit në çdo fushë’/ Basha: Shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë

16:00, 15/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, shprehet se ekonomia e vendit është në krizë, ndërsa shëndetësia në kolaps.

Sipas Bashës, edhe pse PD ka 6 muaj që ka propozuar planin e masave për përballimin e qeverisë por kryeministri Edi Rama nuk e ka zbatuar.

Lulzim Basha: Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco