Propaganda e Edit dhe Ogertës nuk është punë! Të fshihesh pas mjekëve është pacipësi

Propaganda e Edit dhe Ogertës nuk është punë! Të fshihesh pas mjekëve është pacipësi

14:11, 15/11/2020
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia/

Për herë të parë, gjatë logorresë pafund që ka si stil komunikimi, ministrja e shëndetësisë njëlloj si shefi i saj deklaroi se spitalet rajonale “do bëhen gati”. Pra në gjithë këto muaj as nuk është konsideruar si opsion por pas cdo denoncimi të opozitës, Edi Rama, ministrja dhe militantët e tyre deklaronin se spitalet rajonale janë gati, por do futen në punë kur të jetë nevoja, sipas skenarëve që kemi!!!!

Një ndjesë që kanë gënjyer për muaj të tërë, as që u shkon mendja, por të paktën të japin një afat se kur do mundësohet hyrja në funksion e spitaleve rajonalë, sepse sic e pranon edhe vetë ministrja situata është tejet e rëndë. Dhe shkaku kryesor është keqmenaxhimi. Numri i ulët i testimeve, përjashtimi i shërbimit parësor dhe centralizimi i trajtimit të pandemisë vetëm në kryeqytet, me vetëm dy spitale Covid (Covid 3 është mbështetës i Covid 1, për fazën e rikuperimit), ka sjellë kolapsin që po dëshmojmë sot, jo vetëm përmes të njohurve a të afërmve, por krejt qartazi përmes raportimeve të medias. Centralizimi në kryeqytet për të mbajtur nën kontroll informacionin për realitetin në sistemin shëndetësor, (e vështirë kjo nëpër spitalet rajonale) u ka kushtuar shëndetin qytetarëve dhe prova më flagrante e fatkeqe është statistika e vdekjeve tek të intubuarit, gati 100%, shumë e rëndë kjo! E rëndë sepse dukshëm pacientët dërgohen me shumë vonesë në spital dhe me shifrën që vetë dha ministrja, për afro 3 mijë thirrje tek 127-a në ditë, është e kuptueshme se sistemi nuk mban dot me centralizimin në Tiranë. Nuk do mbante asnjë lloj sistemi, as në vendet e zhvilluara, e jo më në vendin tonë, ku rritja e kapaciteteve prej 8 muajsh është praktikisht inekzistente dhe bazohet vetëm tek dhurimet apo huatë nga vende të tjera.

Edhe trajnimi i personelit shëndetësor nuk ka ndodhur që herët dhe deklarata e ministres se “po trajnohet” është krejtësisht e pavërtetë. Mungesat në anestezistë-reanimatorë, e infermierë të terapisë intensive janë denoncuar shumë herët, por në cdo rast Edi Rama, ministrja dhe militantët e tyre kanë zgjedhur mohimin dhe kanë rritur më fort propagandën! Ia dolën të bëheshin të neveritshëm për cdo shqiptar me propagandën dy lekëshe.

Të dalësh cdo ditë për të bërë propagandë njëlloj si shefi yt Ogerta, NUK ESHTE PUNE! Turp që keqmenaxhimin tuaj përpiqeni ta fshehni pas personelit shëndetësor që po bën maksimunin e vet, deri në sakrificë personale, sepse ti dhe shefi yt ua keni lënë gjithë peshën pa mbështetje materiale, logjistike e financiare, sepse taksat e shqiptarëve edhe në këtë situatë kaq serioze, ua jepni vetëm koncesioneve të errëta e tenderave sekretë nga ato që ti dhe shefi yt Rama i keni shumë qejf Ogerta! Këtë e kupton cdo shqiptar, prandaj edhe ju neverisin cdo herë që fshiheni paturpësisht pas sakrificës së mjekëve e infermierëve të këtij vendi!

Ju e keni humbur kontrollin mbi sëmundjen.

Mënyra e vetme për të riparuar dëmet e jashtëzakonshme që Edi Rama i ka bërë vendit është që ta mposhtim në zgjedhje dhe të nisim menjëherë punën për cdo qytetar në këtë vend.

Ky vend ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët, që mposht Covid-19, që ringjall ekonominë dhe u rikthen shpresën njerëzve se ky vend bëhet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco