Fabrikimi i akuzave për Bashën, Nishani: Sekti serbofil i Tiranës me modelin e ish sigurimit xhahil hoxhist

Fabrikimi i akuzave për Bashën, Nishani: Sekti serbofil i Tiranës me modelin e ish sigurimit xhahil hoxhist

11:44, 15/11/2020
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani/

Media Syri.Net ka publikuar faktin se personi akuzues ndaj Lul Bashës për marrjen e kasetës së masakrës serbe në Krushë të Madhe, e ka dërguar këtë kasetë tek gjigandi mediatik BBC në 1999 dhe jo tek Lul Basha në 2002.

Kaseta është poseduar edhe nga televizioni norvegjez (që shfaq pamjet mëposhtë bashkë me personin që ka dorëzuar kasetën dhe keqpërdoret sot për shpifjen nga filoserbët e Tiranës).

(shpellarët e Tiranës nuk e dinë se teknologjia jeton gjatë)

Në fakt, problemi dhe poshtërsia nuk qëndron tek një mjeran i keqpërdorur si dëshmitar i rremë prej sektit filoserb të rilindsave.

Të tillë nuk ka kurrfarë vështirësie të gjesh sot ndër mjerimin dhe injorancën që grupimet korruptive, hajnisë e tradhëtisë përpiqen të ruajnë për të pushtetuar pa kokëçarje.

Ky fakt tregon edhe njëherë më shumë se sekti serbofil i Tiranës nuk përmban dot më shumë se modelet dhe praktikat e ish Sigurimit xhahil të Shtetit hoxhist !

Serbofili i Tiranës prej më shumë se 20 vitesh (ky rezulton edhe pushtetari më i vjetër në 30 vitet e pluralizmit në Shqipëri), ka mundur të përdorë e përfitojë çdo manipulim, mashtrim, intrigë, fasadë, trillim e keqbërës, në 20 vitet e pushtetit të tij !

Blerja, korruptimi, keqpërforimi i medias dhe i keqbërësve, nuk ka qenë veç një ves malinj por model i të ligës, poshtërsisë, hajnisë e tradhëtisë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.

Ky nuk është rasti për të mbrojtur Lul Bashën nga shpifja dhe diversioni i rradhës prej një sekti të zi oligarkësh të korruptuar që vjedhin pa u ngopur çdo ditë edhe kacidhet nga xhepat e shqiptarëve të mjerë.

Ky është rasti për të çimentuar edhe më shumë të drejtën e reagimit masiv të shqiptarëve ndaj poshtërsisë, mashtruesve që gënjejnë e trillojnë që të vjedhin papushim dhe vjedhin e grabisin papushim që të mashtrojnë përsëri dhe ushqejnë barkun e mashtruesit !

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco