‘Allahile, Hashim e ka emrin Liria a?’, Gani Geci reagon pas shënimit të Edi Ramës

‘Allahile, Hashim e ka emrin Liria a?’, Gani Geci reagon pas shënimit të Edi Ramës

07:56, 15/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli sot në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale e Hagës. Rama tha se “Liria ka emër – Hashim Thaçi”. Por, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Gani Gecit i cili nuk e la pa reaguar.

Ish-deputeti i Kosovës ka komentuar duke thënë “Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”, në një koment të lajmit deklaratën e Ramës.

Rama një fotografi të tillë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, një ditë pasi publikoi një video të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e sekuencës së dokumentarit të titulluar “Liria ka emër”, raporton Gazeta Express.

“#LiriaKaEmër” është mbishkrimi i postimit të bërë nga Rama, i cili ia ka bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, si dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, po gjykohen nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Deri më tani janë mbajtur seancat e para gjykuese për të tre ish-anëtarët e UÇK’së. /Gazeta Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco