Reagon Kastriot Islami: Ishte Edi Rama që më ndaloi dhe …..

Reagon Kastriot Islami: Ishte Edi Rama që më ndaloi dhe …..

21:49, 14/11/2020
A+ Aa A-

Menjëherë pas lirimit nga policia ku qëndroi i ndaluar për afro 1 orë në komisariatin nr 2 në Tiranë, ka reaguar ish-deputeti Kastriot Islami.

Ky i fundit akuzon kryeministrin Edi Rama si autor të vërtetë të ndalimit të tij.

Islami u ndalua për mosmbajtje maske nga policia, ndërsa po bënte ecje nga Kodrat e Liqenit Artificial në mbrëmje.

‘Jam në shtepi...! Si çdo ditë, po bëja ecjen e përditshme me veshje sportive nga parku i Tiranës në drejtim të shtëpisë... Gjykoj se ishte Edi Rama që më ndaloi dhe forcërisht më izoloi në komisariat për rreth 1 orë e 30 minuta... Sepse ju prezantova që jam Kastriot Islami dhe përsëri përdorën forcën ndaj një profesori dhe një figure publike... ! Me shumë ndoshta do të sqaroj në vijim... Falenderoj të gjithë ata miq që më mbështetën me telefonata dhe mesazhe.’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco