Përmirësohet shëndeti i Arqipeshkëvit George Frendo: Mezi pres të kthehem në Tiranë

Përmirësohet shëndeti i Arqipeshkëvit George Frendo: Mezi pres të kthehem në Tiranë

14:56, 14/11/2020
A+ Aa A-

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë - Durrës njoftoi se shëndeti i Arqipeshkëvit George Frendo është stabilizuar dhe ai po mbahet nën monitorim për mushkritë në një spital në Bari të Italisë.

Është Ipeshkvi Ndihmës, Arjan Dodaj, që bëri me dije se ka pasur sot nje video-telefonatë me Arqipeshkvin George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normalë të COVID.

Situata shëndetësore e Imzot Frendos është shumë stabël dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë.

Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë, Tiranë për t’iu rikthyer aktiviteteve dhe jetës baritore.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco