Mediu: Shtëpia e Verdhë, një lojë pa skrupuj e Ramës në dëm të Kosovës

Mediu: Shtëpia e Verdhë, një lojë pa skrupuj e Ramës në dëm të Kosovës

14:30, 14/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane z.Fatmir Mediu, pati një takim sot në lagjen 5 në Tiranë, ku akuzoi Kryeministrin për mosmbështetjen e shqiptarëve në këto muaj të vështirë dhe për një lojë të ndyrë që po luan ndaj Kosovës me nxjerrjen në skenë të "Shtëpisë së Verdhë".

“Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar, - tha Mediu. -  Papunësia, varfëria dhe pasugiria është prezent në të gjitha familjet e Tiranës dhe Shqipërisë. Pandemia po shkakton viktima çdo ditë. Mbështetja e shtetit për të sëmurët me Covid është e papërfillshme.

Ekonomia dhe biznesi po shkatërrohet dhe qeveria nuk ka ofruar mbështetje reale dhe bizneset po falimentojnë çdo ditë. Shqipëria, e cila kur Rama erdhi në pushtet ishte vend anëtar i NATOs, liberalizoi vizat dhe ishte afër statusit të vendit kandidat, sot për fatin e keq është mbrapa Serbisë, që ka qenë kundërshtare e Amerikës dhe Europës.

Rama është vendosur kundër shqiptarëve dhe lirisë së tyre, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është vendosur kundër BE dhe interesit tonë kombëtar.

Ne kemi përgjegjësinë për të kthyer dinjitetin dhe lirinë tek çdo shqiptar, kemi detyrim për të vendosur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë së djathtë.

Ne kemi detyrimin të bashkojmë shqiptarët në Europën e Bashkuar.

Shtëpia e verdhë, një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar. Nje loje pa skrupuj e Rames ne dem te Kosoves dhe qe i sherben vetem Vuçiç dhe Serbise?

Vuçiç kerkon te perserisë skenarin e Nagorni Karabak ne Ballkan, bashke me Rusine. Këto deklarata nuk janë të rastësishme dhe duhet të na zgjojë dhe të na bëjë koshient, se sfidat tona nuk janë të lehta dhe partneriteti me SHBA, BE dhe NATO duhet të ngrihet në një nivel tjetër."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco