Pas festave elektorale, orgji kriminale - Gjirokastra, epiqendër e pandemisë në jug

Pas festave elektorale, orgji kriminale - Gjirokastra, epiqendër e pandemisë në jug

13:57, 14/11/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Krim qeveritar në Girokastër! Sot qarku i Gjirokastrës, epiqendër e pandemisë në gjithë jugun e vendit.

Festat elektorale, orgji kriminale të narkoqeverisë, bombat biologjike që përhapën me shpejtësi të rrufeshme COVID-19 në këtë qark.

Gjendja e spitalit, mjerane. Qindra e qindra qytetarë të Gjirokastrës me COVID-19 dergjen në shtëpitë e tyre pa kujdesin e duhur mjekësor.

Një javë më parë, narkoqeveria organizoi në Gjirokastër, në qytet dhe në Lunxhëri, festa absurde deri kriminale për kujtim edhe të Hitlerit të shqiptarëve, Enver Hoxhës etj etj.

Qytetarët e Gjirokastrës i denoncuan këto festa si ngjarje të rrezikshme për përhapjen e COVID-19 dhe këto denoncime u publikuan më dt. 7 nëntor në statusin që vijon!

Në Gjirokastër, pandemia e COVID-19 merr dhenë. Narkoqeveria organizon festa që nxisin përhapjen e saj!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor, përshëndetje.

Po ju shkruaj i revoltuar dhe i shqetësuar jashtë mase për situatën që përjetojmë në Gjirokastër.

Vetëm sot në Gjirokastër janë deklaruar 26 raste dhe sikur të mos mjaftonte kjo situatë alarmante në fshatin Dhoksat të krahinës Lunxhëri në qytetin e Gjirokastrës, ditën e nesërme organizohet një festë e quajtur “Divani lunxhot”.

Kjo festë e organizuar nga bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës është një minë me sahat, ashtu si festa “Retro” që u organizua para një jave. Kjo qeveri po na braktis në mëshirë të fatit. Anonim ju lutem.”

Ish-deputeti i Gjirokastrës, prof. Tritan Shehu, jep alarmin për gjendjen kritike në qarkun e Gjirokastrës. Lexoni statusin e tij:

Gjirokastra “e përmbytur” nga COVID, me spitalin e saj “të mbyllur” e sistemin në amulli për këta pacientë, që vuajnë e paguajnë.

Rama, siç duket, me deklaraten e tij se do të aktivizohen spitalet e vendit e do të rimbursohen shërbimet ambulatore, e ka fjalën për mbas “qametit”!

Mbasi u humbën muaj në pajisjen e përgatitjen, vazhdon paradoksi i mbajtjes së bllokuar të spitaleve kryesore të vendit ndaj pacientëve COVID.

Shumica e pacientëve në Gjirokastër, me gjithë problemet serioze që kanë vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke marrë aty midis shumë vështirësive një mjekim!

Një pjesë e tyre, nëpërmjet hezitimit dhe vështirësive detyrohen të transportohen në Tiranë.

Disa pak infermiere vrapojnë shtëpi më shtëpi për t’u aplikuar terapitë e dhëna vetëm nëpërmjet “alo, alo” pa kontakt direkt me mjekët, të cilët të pakët në numër dhe në konfuzion, përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme.

Të tjerë qytetarë kërkojnë me dëshpërim të sigurojnë ndonjë burim oksigjeni. Dhe të gjitha këto duke paguar nga xhepi!

E njëjta gjë aty edhe me numrin shumë të vogël të testimeve e përgjigjet mbas disa ditëve. Ndërsa për gjurmimin e kontakteve as që bëhet fjalë, edhe brenda vetë familjeve.

Të gjitha këto kanë bërë që Gjirokastra e qarku “të përmbyten” nga COVID dhe të sëmurët jo vetëm të mos marrin trajtimin e nevojshëm, duke dëmtuar shëndetin, por dhe të ngarkohen me shpenzime të mëdha financiare.

Përfundimi….”avullimi” i premtimeve në 3D të Ramës dhe kalvari i qytetarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco