Belind Këlliçi takim me të rinjtë vlonjat: Nuk do jetë Vlora për Ramën kamardare

Belind Këlliçi takim me të rinjtë vlonjat: Nuk do jetë Vlora për Ramën kamardare

13:45, 14/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ishte sot në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës.

Të rinjtë vlonjat u shprehen për shqetësimet e tyre dhe të prindërve, që nga boshatisja e qendrës së vjetër të qytetit nga bizneset dhe deri tek transporti urban që është në gjendje të mjerueshme. 

‘Shpura qeveritare me makina luksi nuk hyn nëpër lagje. Doemos, s'ka asgjë për të treguar. Kapardisjet lart e poshtë buzë detit, përfundojnë me dreka luksi për drejtorat e rilindur. Paguajnë vlonjatët për to’ shkruan ndër të tjera Belind Këlliçi.

Postimi i plotë:

162 ditë na ndajnë nga FITORJA më 25 prill. Deri atëherë, do të jenë ditë intensive për të gjithë të rinjtë demokratë. E nisëm nga Vlora. Aty ku deputeti-kryeministër ka 7 vjet që flet për një lungomare që s'përfundon kurrë dhe 5 vjet për një aeroport imagjinar që do të punësojë vlonjatët.

Të rinjtë e FRPD ndanë me ne shqetësimet e tyre dhe të prindërve të tyre. Lagjet brenda qytetit janë për turp! Shpura qeveritare me makina luksi nuk hyn nëpër lagje. Doemos, s'ka asgjë për të treguar. Kapardisjet lart e poshtë buzë detit, përfundojnë me dreka luksi për drejtorat e rilindur. Paguajnë vlonjatët për to.

Qendra e vjetër e qytetit, aq shumë e pompuar si sukses, është e boshatisur nga bizneset. Flasin për turizëm në qytetin me dy dete që vuan për ujë! Transporti urban është në gjendje të mjerueshme. Në Vlorë ende nuk dihet cili është kryebashkiak, Afrim Qëndro apo Dritan Leli... Nuk është Vlora veç një lungomare. Nuk do jetë Vlora për Ramën kamardare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlonjati 16/11/2020 15:43

Dritan Leli u vu ne ate post vetem se ishte djali i Halil Lelit edhe vellai i Edit. E marrin mjekun e bejne administrator qyteti pa patur asnje dite pervoje pune ne administrim. Hajde de te kishte qene drejtor spitali e do dinte dy gjera nga administrimi spitalor. I eshte skuqur surrati, eshte bere si arragoste, nga te ngrenat e te pirat qyl. Mavri me boje te kuqe.

Shto koment

Denonco