Basha: Shoqëria ka nevojë për ndihmë akute, por të parat shtresat më vulnerabël!

Basha: Shoqëria ka nevojë për ndihmë akute, por të parat shtresat më vulnerabël!

12:52, 14/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dëgjoi sot problemet e mëdha të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri dhe u shpreh se e ndien për detyrë si lider i opozitës që në kushtet aktuale të vazhdojë të kërkojë me forcë nga qeveria, zbatimin e propozimeve të bëra nga PD-ja për të ndihmuar kategoritë më në nevojë.

“Prej kohësh kemi qenë në dialog me njëri-tjetrin. Jam në dijeni të problemeve tuaja, jemi në dijeni të problemeve tuaja, - tha Basha. -  Me disa prej shoqatave kemi avancuar edhe në platformën e propozimeve dhe ofertës për dhënien e zgjidhjes së problemeve në rrugën e mbarë. Jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që keni kaluar që keni kaluar në këto vitet e fundit, sikundër dhe për disa probleme që janë të mbartura edhe më përpara. Madje kemi diskutuar disa herë për këto hapur në një frymë shumë transparente, të sinqertë, të çiltër, reflektuese dhe miqësore.

Natyrisht problemi kryesor sot është pandemia dhe nuk mund ta nis këtë takim pa shpreh në radhë të parë kënaqësinë që jeni mirë me shëndet. Dhe së dyti, pa ju kërkuar edhe ju, edhe familjeve tuaja të marrin të gjitha masat e nevojshme që kjo gjendje e vështirë e cila bëhet dyfish më e vështirë për shkak të mungesës të një plani adekuat masash nga ana e qeverisë, të na gjej me një kujdes maksimal dhe me një vëmendje maksimale.

Edhe në këto kushte, edhe në praninë tuaj, gjëja e parë dhe kryesore që unë ndjej si detyrën time si lider i opozitës, është të kërkoj zbatimin e propozimeve që i kemi vënë qeverisë përpara që më shumë se 6 javë. Që janë propozime të ardhura nga ekspertët, të bazuara në përvojën më të mirë botërore.

Në veçanti rritjen e testimeve, rimbursimin e paketës së ilaçeve, forcimin e kapaciteteve spitalore, që do të thotë edhe hapjen e spitaleve rajonale, mos të përplasen të gjithë në Tiranë. Ndërkohë që po ndodh e gjithë kjo katastrofë shëndetësore dhe ekonomike.

Ndërkohë që pasi e ka rrënuar ekonominë, qeveria dhe kryeministri, me indiferencën dhe mos marrjen e masave ndaj pandemisë bëhet bashkëpërgjegjës edhe për jetët e humbura, edhe për rritjen e numrit të infektimeve, kemi dhe një front tjetër i cili nuk është zhdukur, është fronti i të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje shëndetësore apo sociale.

Tani vijmë tek kategoritë që ju përfaqësoni, situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare. Dhe një shoqëri në gjendje të tillë ka nevojë për ndihmë akute, por shtresat më vulnerabël do të jenë të parat që do të marrin këtë ndihmë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco