Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Meta - qeverisë: Mbështesni të prekurit nga diabeti, në rritje numri i fëmijëve

Meta - qeverisë: Mbështesni të prekurit nga diabeti, në rritje numri i fëmijëve

12:13, 14/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot mbështetje ekonomike për të prekurit nga diabeti në vendin tonë, ku numërohen rreth 75 mijë persona e midis tyre, shumë f?7mijë.

"Sot, Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1. Ndërkohë që konstatohet edhe një rritje e numrit të fëmijëve të prekur prej saj, - shkroi Presidenti në Fb.

"Një nga kërkesat e drejta, por të pazgjidhura ende, është ribursimi për kategoritë më në nevojë, që për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta të mjekimit.

Në situatën e pandemisë COVID-19, situata në të cilën ata ndodhen duhet parë me përparësi absolute, nëpërmjet paketave konkrete të ndihmës ekonomike, të dedikuara në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tyre.

Të prekurit nga diabeti, në mjerim dhe varfëri, të mbështeten dhe të mos braktisen nga shteti" ka theksuar kreu i shtetit. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco