'Degradimi i qeverisë, aq sa të mos kurojë dot as personalitetet e kombit’

'Degradimi i qeverisë, aq sa të mos kurojë dot as personalitetet e kombit’

11:35, 14/11/2020
A+ Aa A-

Nga Partia Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji, ka shprehur shqetësimine madh për paaftësinë e shtetit shqiptar për të trajtuar pandeminë dhe degradimin e e qeverisë deri ën atë masë sa të mos mundë të sigurojë trajtimin e duhur për COVID-19 për personalitetet e kombit.

Këtë javë, tre klerikët më të lartë të Shqipërisë u preken nga COVID-19 dhe për shkak të gjendjes së tyre, ata u dërguan për kurim jashtë vendit.

Salianji shkroi sot në Fb: “I bashkohem lutjeve të mijëra besimtarëve për shërim të shpejtë të fortlumturisë së tij Anastas Janullatos, At George Frendo dhe Myftiut Muhammed Sytari.

Ndjehem më shumë se i pikëlluar, qeveria e ka degraduar autoritetin, besueshmërine dhe kapacitetet në atë masë sa nuk ka mundësi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit.

Pamundësia e qytetarëve për njohje dhe pamundesitë jo vetëm fizike i shtojnë vuajtjet e tyre dhe të familjareve në nivel ekstrem, qeveria jo vetëm që nuk ka kapacitet por as nuk po përpiqet dhe as nuk do t'ia dijë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Na mbetet të lutemi të gjithë që Zoti të bëjë më të mirën për çdo të sëmurë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco