I mbaruar dhe me brekë nëpër këmbë kërkon një mandat të tretë!

I mbaruar dhe me brekë nëpër këmbë kërkon një mandat të tretë!

11:32, 14/11/2020
A+ Aa A-

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, në një situatë të paprecedentë ekonomike dhe politike, e cila nuk vjen vetëm prej pasojave të tërmetit dhe pandemisë.

Edi Rama në krye të “Rilindjes” së dështuar dhe të mbaruar, po kërkon një “mandat të tretë”, por duke mos pranuar që të bëjë një bilanc dhe të japë llogari për dy mandatet e para, me të cilët qeverisë vendin në mënyrën më skandaloze.

Premtoi 300 mije vende pune të reja, por realizoi eksodin e mbi 400 mijë shqiptarëve nëpër vendet e BE-së, të cilët sipas raporteve të fundit ikën pikërisht prej varfërisë dhe se nuk gjenin dot punë në vendin e tyre.

Premtoi uljen e borxhit dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, por me të dyja këto ka kapur një rekord të 30 viteve kapitalizëm në Shqipëri.

Për 8 vite rresht nuk rriti as pagat dhe as pensionet, por pamë vetëm rritje çmimesh dhe qindra-milionë euro të dhuruara për koncesionarët, miq të tij.

Erdhi në pushtet me “Shëndetësinë falas”, por ja ku jemi sot kur popullata më e varfër në kontinent paguan më shtrenjtë se kudo, edhe ilaçet dhe tamponët kundër Covid-19.

Premtoi se mijëra familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti do të gëzojnë këtë Vit të Ri në banesat e reja, por shumica vazhdojnë në çadra.

Varfëroi deri në 5 dollarë dita për frymë shumicën e popullatës, por një grusht oligarkësh sa gishtat e dorës, zotërojnë 90% të pasurive të vendit.

Me një qeverisje të dështuar në çdo fushë dhe me pantallonat në fund të këmbëve, Edi Rama, ka guximin dhe u kërkon shqiptarëve edhe një mandate të tretë.

Pikërisht këtë absurd, këtë çmenduri ka trajtuar në punën e tij të radhës, botuar në “Mapo”, mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco