Pandemia/ Shpërthen gazetari: Edhe njerëzit e Zotit po ikin nga ky vend

Pandemia/ Shpërthen gazetari: Edhe njerëzit e Zotit po ikin nga ky vend

10:50, 14/11/2020
A+ Aa A-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka konstatuar nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB, atë që po shohin me trishtim të gjithë shqiptarët.

Nga ky vend po largohen edhe njerëzit e Zotit!

“Pas Kryepeshkopit Ortodoks, Ipeshkevit katolik, u dërgua drejt Turqise dhe Myftiu shumë i njohur mysliman i Shkodrës.

E kalofsh sa më lehtë Myfti, dhe u kthefsh shëndoshë si molla.

Por është e trishtë kur mëson se biznesmenët e PPP-ve në shëndetësi, ata që kanë marrë miliona euro nga taksat tona për të na ofruar shërbim shëndetësor, sapo u infektuan, i hipën çarterit dhe ikën jashtë shtetit.

Pastaj ikën deputetët, politikanët.

Më tej, gjithkush, që mban pasaportën e një vendi të BE-së, iku nga sytë këmbët, për mjekim jashtë vendit.

Tani së fundi edhe njerëzit e zotit në këtë vend, dëshmuan, se me shumë se zoti në qiell, të shpëton pasaporta e një vendi europian.

Kush nuk ka as pasaportë të BE-se, as ndonjë lekë të bardhe mënjanë për këto ditë të zeza, as mik me pushtet, të ngrohet në diell.

Edhe dielli është qelepir, për sa kohë moti vazhdon të jete i kthjellët.

Tani, që edhe njerëzit e zotit, barinjtë e “deleve te perëndisë”, u larguan jashtë vendit për mjekim, pasi “shëndetësia falas” e Shqipërisë nuk ofron asnjë garanci, mbetet t’i falemi për pak fat dhe shëndet, vetëm “kryebariut” kryeministër dhe Baba Mondit...

Mbahu Baba, të paktën bektashinjte kanë ende mundësinë, të ndezin një qiri dhe të marrin një bekim, nga kryegjyshi botëror.

Për të tjerët?!

“Kryebariu” kryeministër, pastë mëshirë për ne...

Edhe zoti në qiell, më duket se nuk na ka më, në defter...”, shkruan Hoxha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco