Bllokimi i llogarive/ Tabaku: Edhe në ditët e fundit ushtrojnë dhunë e presion mbi bizneset

Bllokimi i llogarive/ Tabaku: Edhe në ditët e fundit ushtrojnë dhunë e presion mbi bizneset

10:37, 14/11/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike e ka dënuar ashpër, urdhrin e bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit në rastet kur tatimet nuk do të paguhen vullnetarisht.

Jorida Tabaku nga selia e PD tha sot se qeveria në ikje edhe në ditët e saj të fundit mendon veç si të ushtrojë presion mbi bizneset me vendime antikushtetuese.

“84% e bizneseve raportojnë se preken nga kriza, - shkroi Tabaku në Twitter, - kurse Qeveria merr vendime antikushtetuese t’i bllokojë llogaritë jo vetëm pronarit të biznesit".  

"Do  të ndryshonin dhe Kushtetutën me akt normative; tani mendojnë se urdhrat e ministrave vlejnë më shumë se Kushtetuta”, ironizon Tabaku.

“Dhe në ditët e fundit në ikje mendojnë veç si të shtrëngojnë biznesin, të ushtrojnë presion me tatimorë te dera me vendime antikushtetuese. Në vend të politikave lehtësuese, vendosin dhunën e presionin”, theksoi ish-deputetja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco