Teliti: Rama e ka çuar Shqipërinë në recensionin ekonomik më të madh në 30 vite

Teliti: Rama e ka çuar Shqipërinë në recensionin ekonomik më të madh në 30 vite

18:49, 13/11/2020
A+ Aa A-

Eksperti i Ekonomisë në Partisë Demokratike Dorian Teliti, foli në studion e ABC për buxhetin e Partisë Socialiste të 2021.

Teliti theksoi se buxheti nuk i përgjigjes paketës sociale-ekonomike dhe se sipas tij është një buxhet që zbukurohet vetëm në letër.

“Ky buxhet prodhon vende pune , jo …flet për pensionist jo… Ky buxhet mundohet të flasë për procesin e Rindërtimit. Qeveria parashikon që të rritet, por është një buxhet që e gjithë rritja ekonomike gllabërohet me anë të deficitit. Po kjo qeveri gjithë vlerën e shtuar do ta marrë për operacionet e veta. Deficiti do të jetë më i lartë.

Në momentin që qeveria merr borxh më të madh dhe buxheti i 2021 nuk i jep përgjigje sfidës shëndetësore dhe gjithë kostos shtesë që kanë dalë nga situata e Covid si edhe nuk financon hapje të reja të vende ve të punës, atëherë ky është një buxhet i gabuar”, tha ai.

Teliti gjithashtu shtoi se buxheti i propozuar sipas tij është ndërtuar në një format jo realist.

“Ajo që po përjetojmë është recesioni më i madh i 30 viteve të fundit. Është rritur korrupsioni në strukturat shtetërore. 2.1 miliard euro janë marrë vetëm nga taksat në rritje. Janë marrë 3.2 miliard euro borxh shtesë. Ajo për çfarë duhet të pyesin shqiptarët është ku kanë shkuar paratë”, u shpreh Teliti.

Gjatë bisedës në studio Teliti tha se qeveria duhet të ndërhyjë për të përmbushur boshllëqet që krijohen dhe për të mbajtur në këmbë aktivitetin tregtar.

“Paratë janë në arkën e shtetit por nëse i menaxhon atëherë paratë e buxhetit të shtetit riorientohen. Vitin e ardhshëm qeveria në historikun e 30 viteve autorizon të gjitha institucionet shqiptare të fillojnë procedurat e tenderit për fondet e vitit të ardhshëm. Ai e di shumë mirë që 25 prilli po vjen dhe të kapi çfarë të kapi”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco