A do të përdoret dokumentari i Leonard Kerqukit si dëshmi kundër Thaçit

A do të përdoret dokumentari i Leonard Kerqukit si dëshmi kundër Thaçit

18:24, 13/11/2020
A+ Aa A-

Kjo video është pjesë e dokumentarit për veprimtarin e vrarë të LDK-së, Enver Maloku i cili është vrarë pas luftës në Prishtinë, shkruan Syri.net Kosova.

Dokumentari është pjesë e gazetës Express të gazetarit, Leonard Kerquki.

Në dokumentar flet vajza e Malokut e cila tregon se babai i saj ka qenë i kërcënuar, sikurse ka qenë edhe presidenti i asaj kohe, Ibrahim Rugova.

Maloku ka qenë edhe drejtues i Qendrës për Informim të Kosovës, i njohur si QIK.

Dokumentari flet ndër të tjera edhe për listën e të vrarëve të veprimtarëve të LDK-së, të cilat edhe pas kaq vitesh ende nuk janë zbardhur.

Doruntina Maloku thekson se në atë kohë janë përpiluar shumë lista për likuidimin e figurave publike, e sidomos ata i përkisnin LDK-së të cilët edhe i kanë kontribuuar çeshtjës kombëtare, dhe disa nga ato lista janë publikuar, disa i posedojnë edhe familjarët, ku ato kanë emra, mbiemra dhe nënshkrimet.

"Shumë nga ato lista janë dërguar në emër të UÇK-së, por nuk do të thotë se janë bërë nga UÇK-ja detyrimisht të gjitha, dhe nuk mund të them se Ushtria Çlirmitare e Kosovës, për të cilën edhe babi im ka dhënë kontribut", thotë Maloku ndër të tjera në dokumentar.

E sot -ish-kryeprokurojra Carla Del Ponte ka theksuar se ish-presidenti Hashim Thaçi i cili tashmë ndodhet në Hagë, i cili ka qenë edhe drejtor politik i UKÇ-së, do të gjykohet për vrasjet që kanë ndodhur në UÇK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco