Meta pret ambasadorin e ri të Finlandës: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit

Meta pret ambasadorin e ri të Finlandës: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit

18:14, 13/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti Meta ka pranuar ditën e sotme letra kredenciale të ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri.

Meta i shprehu z. Jari Gustafsson, mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procësin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

‘Me shumë kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri, Sh.T.Z Jari Gustafsson. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke përshëndetur shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Finlandës në Shqipëri, si dhe theksova rëndësinë e veçantë të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

E falenderova për asistencën financiare të Finlandës, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco