Buxheti i 2021/ Erion Veliaj kërkon 66 mln euro për oligarkët

Buxheti i 2021/ Erion Veliaj kërkon 66 mln euro për oligarkët

17:28, 13/11/2020
A+ Aa A-

Kryebashkiaku Erion Veliaj i kërkon qeverisë ti akordojë plot 66 milionë euro, për të vijuar projektet që çojnë fondet në xhepat e oligarkëve.

Në dokumentin e projektbuxhetit për vitin 2021 që po diskutohet në Parlament, Veliaj kërkon akordimin e 24 milionë eurove për Inceneratorin e Sharrës, 36 milionë eurove për rindërtimin e Teatrit dhe 6 milionë euro për shkollat me PPP.

Në kulmin e pandemisë, kur numri i infektimeve dhe kriza komike po rriten ndjeshëm, Bashkia e Tiranë me një dokument të firmosur nga Kryebashkiaku Erion Veliaj i kërkon qeverisë që të akordojë plot 66 milionë euro për koncesione dhe PPP.

Në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës, pjesë e Buxhetit të vitit 2021 që po diskutohet në Komisionet Parlamentare, Erion Veliaj kërkon nga qeveria që të akordohen 36 milionë euro për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, 24 milionë euro që do shkojnë për oligarkët e inceneratorëve dhe 6 milionë euro për ndërtimin e shkollave.

SYRI TV ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës ku theksohet se në lidhje me detyrimet që rrjedhin nga kontrata për projektin ‘Për ndërtimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike’, kontrata financohet nga Qeveria dhe Bashkia Tiranë, bazuar në planin përbashkët të angazhimit financiar, për sasinë minimale të mbetjeve të trajtuara në Landfillin e Sharrës.

Detyrimet kontraktuale të Qeverisë, sipas planit të angazhimit, për 3 vitet e ardhshme, janë në vlerat 6.6 mln euro për vitin 2021, 6 .4 mln euro për vitin 2022 dhe 7.4 mln euro lekë për vitin 2023.

Për më tepër, theksohet në këtë dokument, planifikimi për vitet 2019 dhe 2020, i pjesës takuese te Qeverisë, ka rezultuar me mungesa fondesh duke krijuar një detyrim të prapambetur prej 3 mln euro.

Ndërkohë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, Veliaj ka kërkuar 36 milionë euro, për nisjen në vitin e ardhshëm të ndërtimit të Teatrit të Ri. Kjo kërkesë për fonde të papërballueshme për xhepat e shqiptarëve në këtë kohë krize vjen pas deklaratave justifikuese të shembjes brutale të Teatrit, se projekti i ri nuk do ti kushtonte asnjë qindarkë buxhetit të shtetit, por i gjithë investimi do të paguhej nga privati.

E tashmë që në truallin e teatrit ka vetëm rrënoja, shqiptarët duhet të paguajnë plot 36 milionë euro për rindërtimin e tij. Një tjetër fonde prej afro 6 milionë euro që Bashkia kërkon nga qeveria është fondi për PPP-të për rindërtimin e shkollave, dhe kjo një praktikë tepër e kontestuar nga ana e ekspertëve.

/SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

O*QN13/11/2020 19:55

Qelbesira nr. 2 Nuk guxon ta kundershtoje njeri. Si qeni do ja miratojne cfaredo qe te kerkoje. Ky vend drejtohet nga oligarket-ata qe paguajne vetem 6% nga dividenti, jo nga ne njerezit e thjeshte qe na mbajne 15% nga kursimet

Shto koment

Denonco