Me Ramën, testet e shpejta vijnë në Shkurt 2021, vaksinat ... me kismet

Me Ramën, testet e shpejta vijnë në Shkurt 2021, vaksinat ... me kismet

15:08, 13/11/2020
A+ Aa A-

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Këtë shprehje Edi Rama e ka shumë qejf ta përmendë, sa herë që ai beson se ka kapur të tjerët duke gënjyer.

Por ku kapet vetë në mashtrim e fut kokën në rërë si struci.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, kur para disa ditësh premtoi se në Shqipëri do të mbërrijnë brenda pak kohe testet e shpejta, të Covid-19.

Por u desh vizita e drejtorit të OBSH-së për Europën, Hans Kluge që të zbulohej dhe e vërteta.

Sipas tij, testet e shpejta në Shqipëri mund të vijnë pas 8 deri në 10 javësh, që në një llogari të thjeshtë i bie të vijnë në muajin shkurt 2021. Dmth pas 3 muajsh shqiptarët do të kenë mundësi të marrin një shërbim që të gjitha vendet e rajonit, përfshi dhe Kosovën e kanë prej kohësh.

Shqipëria me Edi Ramën në krye, nuk ka marrë testet e shpejta, sepse Ramës i intereson vetëm të manipulojë shifrat dhe ti mbajë nën kontroll, që askush tjetër të mos ketë mundësi të japë të dhëna.

E pasi mësuam se testet e shpejta do të mbërrijnë në Shkurt, atëherë ajo që mund të themi është se, vaksinat anti-Covid që në vendet e Europës do të dalin pas pak ditësh, në Shqipëri nuk dihet se kur do të mbërrijnë.

Edhe pse ministrja e Ramës, Ogerta Manastirliu thotë se Shqipëria është pjesë e Covax-it, aleancës botërore për vaksinat anti-Covid, nuk duket e afërt koha që në Shqipëri të mbërrijnë të tilla.

Ajo që mund të themi është se në Greqi vaksinimi do të nisë në fillim të janarit 2021, kur në Shqipëri ... me kismet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BRavo13/11/2020 16:44

Rama eshte tradhetari dhe dashakeqi me i madh i ketij vendi. Zoti ja shperblefte ashtu si e meriton, fije per fije!

Noni13/11/2020 16:10

Thone se , cdo popull , meriton ate qeveri qe ka mbi koke , sipas kokes edhe festen!!!

Shto koment

Denonco