FOTO/ Këlliçi: Shumë talente e mençuri po i ikin Shqipërisë

FOTO/ Këlliçi: Shumë talente e mençuri po i ikin Shqipërisë

14:05, 13/11/2020
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me të rinj.

Ai është shprehur se në Shqipëria ka mbetur në duart e plagjiaturistëve, sepse të rinjtë e ditur dhe të mençur po ikin nga vendi.

‘Shumë talent e mençuri po i largohet Shqipërisë. Vendi ka mbetur në duart e plagjiaturistëve. Piktori bën diplomatin, kurse mësuesi i anglishtes bëhet shef i financave.

Me studentët e drejtësisë dhe GRUD Juridik, diskutuam për mungesën e gjykatës kushtetuese, largimin masiv të rinisë, papunësinë dhe gjithçka i pengon të rriten profesionalisht në vendin e tyre.

U jam mirënjohës për idetë dhe opinionet që shprehën për programin tonë: "Prioritet Rinisë". Ndryshimi do të vijë!’, shkruan Këlliçi në Facebook e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco