Ja sa të kushton të mbijetosh me diabet, pa u rimbursuar nga shteti

Ja sa të kushton të mbijetosh me diabet, pa u rimbursuar nga shteti

13:58, 13/11/2020
A+ Aa A-

Sa i kushton të qëndrojë në jetë, një të sëmuri me diabet në Shqipëri? Njeri prej tyre e ka përshkruar me hollësi, se sa i kushtojnë medikamentet që përdor dhe nuk i rimbursohen nga qeveria. Këto, përjashtuar rrezikut se mund të infektohet edhe nga COVID.

Në takimin që Shoqata e diabetikëve pati sot me Kryetarin e PD, Lulzim Bashën, u mësua sa e vështirë është situata për këtë kategori të sëmurësh kronikë

“Unë jam që 24 vjet me diabet. Me insulinë nga 3 herë deri në 5 herë, - tha qytetari. - Para 1 muaji më ka bërë koalidimin sepse isha në spital. Më shtroi doktori, bëra të gjitha ekzaminimet dhe tani marr afërsisht 210 unitet në ditë. E përdor aparatin. Aparatin e marr nga shoqata. Ndërsa sa i përket fijeve, marrim një kuti këtu siç është mundësia e shoqatës, ndërsa mundësi të tjera, i blejmë nëpër farmaci.

Lulzim Basha: Sa shkon kostoja?

Qytetari: Me të thënë të drejtën për një kuti, një fije shkon minimumi 400 lekë të vjetra në farmaci deri në 1000 lekë të vjetra. Tani një kuti mua më çon 12-13 ditë se 25 fije ka.

Lulzim Basha: Nuk rimbursohet?

Qytetari: Jo, jo ajo nuk rimbursohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco