VIDEO/ ‘Ja aty është Lapraka’, Spiropali i tregon Ramës 'arat'

VIDEO/ ‘Ja aty është Lapraka’, Spiropali i tregon Ramës 'arat'

13:15, 13/11/2020
A+ Aa A-

Intelektualja punëmbaruar e rilindjes, Elisa Spiropali, ose siç njihet, shpata e parë e Skënderbeut në kacafytjen politike në vend, po shoqëronte sot Kryeministrin Rama gjatë një inspektimi punimesh në një kopsht për fëmijët në Kamëz.

Teksa ndjek hapin e tij nëpër kantier, shkallë e tarraca, Spiropali mundohet të flasë e të tregojë se e njeh mirë zonën ku është caktuar si drejtuese politike për zgjedhjet.

Dhe ja ku e shpreh kompetencën, tek i tregon Edi Ramës me dorë, se atje tej është Lapraka. Pra një lumë i ndan nga Kamza.

Ky është një shërbim i mirë që rreket të ofrojë intelektualja, studiuesja dhe së fundmi shkrimtarja Elisa Spiropali, por gjithsesi pak e tepruar.

Edi Rama ka qenë për 11 vite kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i njeh mirë sinoret me Kamzën fqinje.

Lapraka ka qenë gjithnjë pjesë e Bashkisë ku shefi i Elisës ka drejtuar për më shumë se një dekadë.

Nga zelli i tepërt për të qenë e dobishme, prezente dhe për të thënë diçka, Elisa ra në atë shprehjen; hajde baba të të tregoj arat. /Mapo.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco