Vatikani: Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit me Covid, nuk është në gjendje të rëndë në spital

Vatikani: Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit me Covid, nuk është në gjendje të rëndë në spital

13:04, 13/11/2020
A+ Aa A-

Arqipeshkëvi i Tiranë - Durrësit, Imzot George Frendo është shtruar në spitalin Miulli të Barit të Italisë, për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura, njoftoi Vatikani, pasi këtyre ditëve ishte nën monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Por ai nuk është në gjendje kritike, siç njofton në mikrofonin e Radio Vatikanit ipeshkvi Ndihmës i Arqiveshkvisë së Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj.

Mbrëmë në një komunikatë lidhur me shëndetin e imzot Gjergj Frendo, zyra e shtypit të Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë, njofton se Imzot Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, me rekomandimin e mjekëve, dje në mbrëmje është shtruar në spitalin Miulli të Barit të Italisë, për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura, pasi këtyre ditëve ishte nën monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Përveç Imzot Frendos, të prekur nga Covid-19 janë edhe ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli, ipeshkvi Ndihmës i Tiranë-Durrësit imzot Arjan Dodaj dhe meshtarë, rregulltarë e rregulltare tjerë.

Imzot George Frendo nuk është në gjendje kritike, njofton në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News nga Kuria e Arqiveshkvisë së Tiranë-Durrës, pikërisht ipeshkvi Ndihmës i kësaj Kishe dioqezan, imzot Arjan Dodaj, i cili kërkon t’i lutemi Zotit për Imzot Frendon e të gjithë njerëzit që vuajnë nga koronavirusi e nga sëmundjet tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco