VIDEO/ Po fliste Manastirliu, profesori i njohur braktis në mënyrë demonstrative takimin

VIDEO/ Po fliste Manastirliu, profesori i njohur braktis në mënyrë demonstrative takimin

12:54, 13/11/2020
A+ Aa A-

Duket se pakënaqësia ndaj qeverisë Rama dhe ministrave të tij është në maja.

Këtë e tregon edhe sjellja e një prej profesorëve të mjekësisë infektive gjatë ditës së sotme, kur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bashkë me drejtorin e OBSH-së për Europën Hans Kluge po zhvillonte një takim me mjekët e spitalit Infektiv.

Profesori dhe mjeku i njohur Dhimitër Kraja, është revoltuar gjatë momenteve që ishte duke folur Manastirliu dhe ka vendosur të largohet nga ai takim.

Kraja nuk ka pranuar as kur shefja e infektivit Najada Çomo i ka kërkuar të mos lëvizë, por është nisur për të ikur. Çomo i ka kërkuar dikujt nga stafi që të mbajë profesor Krajën në takim, i cili është mbajtur me forcë aty.

Pikërisht këto momente kanë shërbyer sërish si një revoltë e profesorit, i cili ka folur. Por meqenëse mediat nuk lejoheshin dhe të pranishëm ishin vetëm kamerat e Manastirliut, videoja e këtij takimi është hedhur në Facebook, pa zë.

Revolta e mjekëve ndaj propagandës qeverisëse dhe braktisja e tyre nga drejtuesit duket se është vetëm në fillimet e saj.

Profesori Dhimitër Kraja u rikthye tek spitali Infektiv, që në nisje të pandemisë në muajin Mars, pasi kishte dalë në pension prej disa vitesh.

Vetë Kraja gjatë kthimit në detyrë arriti të mposhte edhe Covid 19, duke qëndruar deri në fund në shërbimin ndaj pacientëve.

Pas publikimit në media i rastit ka ardhur edhe reagimi i QSUT-se me ane te zv/drejtoreshes Ariana Strakosha.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/11/2020 22:50

AMAN MORE SHQIPTARE! CFARE ESHTE KJO DIRIGJENTE INJORANTE QE VETEM FLET KOT ME KOT DHE LEVIZ ME KEMBE, ME KOKE DHE ME DUAR, SIKUR ESHTE E DITURA E DYNJASE!! COPA E IDIOTES RILINDASE QE VETEM DI TE VJEDHE!!! COPA E MASHTRUESES PAS ERJON VELIAJT!!!

Daj Jaku13/11/2020 21:51

Sikurisht që Ju keni shumë të drejtë kur thoni që Doktor Kraja nuk u largua por u ngrit për të shkuar në rrjeshtin e parë për të mos humbur as edhe një fjalë nga perlat që nxjerr nga goja ministërtrulesha Manastirlesha.

BRavo13/11/2020 16:51

Per cfare duhen mjeket aty si dordolece se do flasi ministrja qe ska bere asgje per te perballuar me sukses kete flame?! Mjeket duhet te ishin te tere ne proteste qe nuk i kane pajisur me mjete, kushte, qe nuk i kane ulur oret e punes dhe nuk i kane dhene suportin e nevojshem, por thjeshti perdorin per video elektorale. Media tek ne eshte ne fund te halese, sepse sbejne asgje tjeter vec transmetimit te videove te gatshme nga bashkite e nga qeveria. Media jone thjeshte nje hale qe e perdorin te gjithe per nevojat e tyre perverse. Koha eshte tani ti therrasi mendjes kushdo se cfare po prek nga te mirat e kesaj qeveria, cfare i ka ndryshuar per mire, cfare pret nga hajdutet e tjere ne opozite qe presin si te babezitur. Duhet te reagojme ose nese nuk protestojme mos behemi pale me keta langaraqe tradhtare.

Noni13/11/2020 15:51

Po ju moj Strakoleshe , a e dini c' fare eshte te jeshe profesor , puneshume dhe i mrekullueshem , sic e pohoni dhe ju vete , per dr. Lulin ? Sigurisht qe jo ,nuk e dini , mbasi ju nuk i zoteroni keto cilesi e keto vlera dhe fatkeqesisht mjeksija drejtohet nga ju , Manastirtruleshet , e kompania juaj , dhe shikoni gjendjen dramatike dhe kaosin qe perjetojne sot shqiptaret .Dhe kjo fale jush , femrave politikane rilindase , qe keni marre ne dore frenat ne poste drejtuse e qeverisese . Jeni shumuar e shtuar shume si shume ju te rilindjes , kjo , sepse mbase jeni "shume te afta" ju , ne cdo gje tjeter , pervecse , aftesive profesionale e morale . Vaj medet ky popull dhe kjo Shqiperi qe gdhihet e ngryset pa gjetur derman nen thundren e bandes tuaj rilindese kriminele , qe s' late gje pa shkateruar ne kete vend .

Shto koment

Denonco