Pas deklaratave të presidentit serb, PDIU: Shqiptarët ‘Bashkë nën një flamur’ në çdo rast kur të kërcënohemi

Pas deklaratave të presidentit serb, PDIU: Shqiptarët ‘Bashkë nën një flamur’ në çdo rast kur të kërcënohemi

12:50, 13/11/2020
A+ Aa A-

PDIU npërmjte një deklrate ka dënuar me forcë deklaratat e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Kjo forcë politike bërn thirrje që të jemi “Bashkë nën një flamur” në çdo rast që do të sulmohemi.

Ndërkohë PDIU ka ftuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës të thërrasin tryezën e përbashkët të të gjithë faktorit politik shqiptar mbarëkombëtar.

Deklarata e plotë:

Ditën kur krerët e Kosovës ndodheshin në Hagë në një proces gjyqësor që nuk qëndron në asnjë argument juridik apo njerëzor, presidenti serb guxoi të kërcënonte Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë rajonin me fantazmën e një konflikti të ri. Simbolika e përdorur prej tij, ai i një konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte një këmbanë alarmi për të gjithë ata që kanë ende veshë të dëgjojnë. Në këto kushte PDIU i  bën thirrje të gjitha segmenteve të shtetit shqiptar të fillojmë një proces institucional reagimi.

Ftojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës të thërrasin tryezën e përbashkët të të gjithë faktorit politik shqiptar mbarëkombëtar për të reaguar së bashku, “Një komb, një qëndrim”

I bëjmë thirrje Qeverisë shqiptare të ndërpresë çdo akt nënshkrimi marrveshjesh e traktatesh me një shtet i cili kërëcnon me luftë shqiptarët. Ditën më të vështirë për Kosovën pas luftës, ditën kur të gjithë krerët politikë të Kosovës ndodheshin në Hagë, Kryeministri shqiptar firmoste marrveshjen e minishengenit me Vuçiçin. Ky është një akt i cili nuk përmbush as vullnetin e as dëshirën e shqiptarëve, ndaj përgjegjësi i vetëm për këtë akt do jetë vetëm Edi Rama.

Shteti shqiptar nëpërmjet përfaqësuesve të tij duhet të bëjë më dije të gjitha instancat e BE dhe NATO-s për kërcënimet e presidentit serb. Ministria e Jashtme duhet të paraqesë urgjentisht notë proteste për deklaratën kërcënuese të presidentit serb.

Shqiptarët do të jenë “Bashkë në një flamur” në çdo rast kur të kërcënohet apo të hapet një konflikt, që prek shqiptarët e Kosovës apo të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco