Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

 Vasili: Landfill psiqik, të erdhi fundi!

Vasili: Landfill psiqik, të erdhi fundi!

12:19, 13/11/2020
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Neveritshëm i dalë nga shinat e mendjes, fëlliqshëm ha jetët e njerëzve!

Neveritshëm Kryeministri është lëshuar nëpër ekrane dhe me jargë dhe spërkla histerie mëton të mbysë këdo që nuk thotë atë që i do qejfi atij.

Më të neveritshëm individ, shqiptarët nuk kanë parë.

Një individ i paaftë, i pabosht dhe i pamendim, që mbledh copa fjalësh, çerek frazash dhe pasi i qep me perin e çmendur të trurit të shkatërruar, këtë zhele psikotike e hedh nëpër ekrane, banaqe mediash dhe portale si shpërthim ujërash të zeza.

Mbi mjekë e profesionistë bien zhelet e llumit të injorancës së këtij sharlatani, që ngrehoset si gjeli mbajë plehut dhe u krenohet të vetëve e u thotë: "Jua rregulloj unë qejfin atyre".

Kush është ky e kush janë ata?

Ata janë profesionistë që kanë derdhur jetën, energjitë e mendjes dhe të trupit, një kauze që ia kanë dedikuar jetën e tyre dhe në fund kanë fituar një titull të madh: Profesionist.

Ndërsa ky është një landfill psiqik perversitetesh, një gjysmak që s'ndrin në asgjë, pa asnjë strukturë mendimi, që urren shkencën dhe shkencëtarët, një inkuizitor i pështirë i çdo mendimi që buron nga dija.

Thjesht kemi përballë një njeri që shëndeti dhe vdekjet nga pandemia nuk i thonë asgjë, vetëm karrigia erë urinë e tij, që do ta mbajë me çdo kusht, ky është qëllimi i vetëm.

Fati i këtij sharlatani është pa kthim dhe asnjë gulçimë histerie nuk ndryshon gjë, thjesht i shkatërron mushkritë e pakta që i kanë mbetur.

Por demaskimi i këtij mostre duhet kthyer në mision, që as kurrë më dhe askush të mos guxojë të nëpërkëmbë profesionistët, qytetarët, gazetarët a këdo që gëzon lirinë për të shprehur atë që mendon pa i marrë leje kujt.

Landfill psiqik, të erdhi fundi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone13/11/2020 12:33

Bravo Zoti Vasili!!!!!! I duhet dhënë fund sa më parë!!!!prilli është larg e deri atëherë kushedi sa zullume do bëjë dhe sa jetë njerëzish do marrë!!!!!

Shto koment

Denonco