Kartolina e Berishës për Ramën, pas emisionit 'Open'

Kartolina e Berishës për Ramën, pas emisionit 'Open'

12:05, 13/11/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur me një foto domethënëse, etiketimit fyes që kreu i Qeverisë, Edi Rama, bëri ndaj tij mbrëmjen e enjtes në emisionin “Open” në TCH.

“Një kartolinë me plot materie organike të patretshme, për njeriun që nuk e heq halen nga goja, nga mëngjesi gjer në darkë!”- shkroi Berisha në “kartolinën” për Ramën, të cilën e publikoi në Facebookun e tij.

Rama e quajti “puseta e Lalzit”, Berishën, pasi e konsideroi si gënjeshtër, publikimin e një fotoje nga Berisha për ministren e Shëndetësisë.

Rama iu tha dy analistëve me të cilët debatoi në studio: “Ja çfarë i bëni ju përditë shqiptarëve më fluksin e akuzave. Urdhëro. Nxjerr “puseta e Lalzit”, Saliu, këtu, një fotografi të ministres së Shëndtësisë me të gjithë ekspertët e shëndetësië dhe thotë “Në zyrën e Ndrikull Hajrisë!”.

Shiko çfarë burri, shiko çfarë malësori! Shiko çfarë kanuni, shiko çfarë edukate. Shiko çfarë mbeturine e papërnueshme!”.

Shfryrjet e rënda të Ramës që u derdhën si lumë i rrëmbyer ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha në studio, në fakt kishin të bënin me një debat mëse të zakonshëm politik midis palëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skender13/11/2020 13:29

arat i kane ndare perpara sharjeve ,...ne idiotet ndjekim spektaklin,.....

Shto koment

Denonco