Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Macron kërkon kufizime, për lëvizjen në zonën Shengen

Macron kërkon kufizime, për lëvizjen në zonën Shengen

09:52, 13/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron synon që të reformojë Shengenin si pjesë e një qasjeje të re për të luftuar terrorizmin në Europë. Këtë propozim, Macron do ta paraqesë në samitin e ardhshëm në dhjetor me krerët e vendeve të BE-së.

“Sot ne shohim gjithnjë e më shumë njerëz që kërkojnë azil në Europë që vijnë nga vendet që nuk janë në luftë, të cilave u japim qindra mijëra viza çdo vit. Pra, ekziston një shteg që përdoret nga trafikantët, nga rrjetet e identifikuara qartë. Detyra jonë është të ndërtojmë më mirë përgjigjen tonë të përbashkët, për të mbrojtur më mirë kufijtë tanë, për t’u përballur më mirë me këto fenomene bashkëkohore në mënyrë që të mbajmë kufijtë tanë të hapur mes nesh”, ka deklaruar Macron.

Nuk është hera e parë që udhëheqësit e vendeve të BE, përpiqen të ndryshojnë Shengenin.

“Ne patëm një ndryshim të kodit kufitar Shengen, gjithashtu patëm krijimin e rojeve kufitare Europiane, kështu që ne kemi një kornizë ligjore që është forcuar ndjeshëm në vitet e fundit. Përveç kësaj kornize ligjore, ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të mjeteve operacionale, qoftë kjo çështja e Frontex, krijimi i ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë dhe tani 10,000 anëtarët e Rojeve të Kufirit Europian”, tha Yves Pascouau, nga think tank ResPublica.

Shtetet Anëtare gjithashtu kanë forcuar sistemet e tyre të TI në vitet e fundit. Pascouau thotë se BE duhet të fillojë duke u përqëndruar në zbatimin e plotë të rregullave ekzistuese. Por në klimën aktuale, ai pranon se debati ka të ngjarë të përqendrohet vetëm në çështjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm.

“Është e qartë se ka vetëm një çështje sot që i intereson Shteteve Anëtare dhe ajo është kontrolli më i fortë i kufijve të jashtëm në Zonën Shengen dhe kthimi i emigrantëve të padëshiruar. Azili për ta është në një lloj zone lundruese ku merret në konsideratë, por kryesisht për të zvogëluar të drejtat dhe për të kufizuar procedurat“ shtoi Pascouau.

Ministrat e brendshëm të BE do të takohen të Premten për të diskutuar reformën e politikës së azilit dhe migracionit, si dhe luftën kundër terrorizmit, ku ata do të kërkojnë të bëjnë disa përparime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco