VIDEO/ Mashtrimet e Veliajt, PD: Vetëm shiheni çfarë ka kjo godinë 40 mln lekë në Baldushk!

VIDEO/ Mashtrimet e Veliajt, PD: Vetëm shiheni çfarë ka kjo godinë 40 mln lekë në Baldushk!

10:05, 01/11/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka bërë një denoncim të fortë me fakte se si janë shpërdroaur 40 milionë lekë nga bashkia e Tiranës për një mashtrim propagandë.

Belind Këlliçi shkoi sot në Baldushk të Tiranës dhe solli prej atje këto pamje se "si kryemashtruesi i Tiranës tallet me qytetarët, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona miliona lekë me një objekt që nuk është funksional", siç u shpreh.

"Sot jemi në Njësin Administrative Baldushk. Kemi ardhur këtu ku vetëm para 4 muajsh është bërë një investim dhe inagurim nga kryemashtruesi i Tiranës me vlerën 530 milionë lekë, - tregoi Këlliçi duke ardhur rrotull një godine të saporikonstruktuar në ballinën e saj. - Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie, - tha ai. -  Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasad të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne.

Këtë ju ka shitur kryemashtruesi në muajin qershor të këtij viti, në mes të pandemisë, në mes të krizës ekonomike si një histori suksesi. Ju ka treguar pamjet fantastike, ju ka ardhur këtu me dhjetra gazetar, me kameraman, me fotograf dhe ka prodhuar video nga më të bukurat.

Po ne sot në fakt kemi ardhur pët t’iu treguar realitetin.  Kemi ardhur për t’u treguar se si kryemashtruesi i Tiranës tallet me ju, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona.  Shiheni këtë godinë.

Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani.



Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës.

Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut.

Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje.

Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër.
 

Të lutem shiheni pak godinën këtu se sa e bukur duket, shiheni inagurimin që ka bërë kryemashtruesi, dhe vetëm sapo këndi thyhet shohim anën tjetër të godinës dhe realitetin. Dhe ky është realiteti!

Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë qytetarëve të Tiranës. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë taksapaguesve të Tiranës.

Si çdo punë që Rilindja bën me kryeregjizorin dhe skenaristin e saj, kryemashtruesin e Bashkisë Tiranë çdo gjë është farsë, çdo gjë që ju shesin, videot e suksesit, janë propagandë. Fasada është një dhe e vërteta është një tjetër.

Brenda kësaj godine ne do ju tregojmë se kjo godine sot funksionin e vetëm ka të mbaj mullar me bar e të mbaj lopë e të mbaj pula. Ndërkohë që në videon që ju ka treguar kryemashtruesi ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zonës.

Mashtrues, boll u talle me qytetarët dhe siç e kemi dhënë premtimin, çdo ditë do të jemi këtu për t'iu treguar propagandën që ju bën mashtruesi dhe për t’ia çmontuar këtë farsë të shëmtuar që jo vetëm tallet ky njeri me taksapaguesit por keqmenaxhon fondet publike dhe taksat tona në mes të krizës ekonomike, në mes të pandemisë botërore COVID-19."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ELIOT 04/11/2020 09:26

te hiqet ky i paturp ;; te futete ne burg ;;; po te ndodhte ne france do ta hiqnin qafe me kohe ;;; RAMA FLEN GJUME . fut ne bug te varferit qe sapaguajne dritat ujin dhe len jashte korrupsinin ;;; cfrae ndryshimi ;; kur mendoj qe ish presidentin Nicola Sarkozi e morren ne 5 te mengjezit ne shtepi dhe e mbajten gjithe diten ne polici per nje gje koti qe s kishte bere ;;; DHE GAZETARET TE SPIUNOJNE NE CDO HAP ... DHE STE LENE TE BESH PISELLIQE .. NE SHQIPERI I KA YT KORRUPSIONI BASHA RAMA MZIU GJIKA I VLORES .. DHE SFLAS PER BERISHN QE DUHEJ TE ISTE NE BURG QE ME KOHE ... .. OH ZOT .. MJAFT ME NDYRESIRAT QE I VJEDHIN POPULLIT TE VARFER .... NE VEND TI NDANTE LEKET ME TE VARFERIT NE BALDUSHK TI BLENTE LOPE PER QUMESHT DELE OSE GJERA PER TI PERMIRESUAR JETEN ... CFARE BEN INJORANIT HAJDUT .. I HEDH NGA DRITARJA LEKET . TUP TE KETE .. MERCI PER KETE TE VERTETE QE NA TREGONI ... DHE VAZHDONI KESHTU QE TA KUPTOJE POPULLI SE SI TALLEN ME TE DISA NDYRESIRA ..

Kosta01/11/2020 10:48

Kudo ne boten, e qyteteruar apo jo e qyteteruar, keta drejtues vendore apo qendror, te zgjedhur apo te emeruar, qe mashtrojne miletin dhe vjedhin taksat qe mileti paguan.......burgosen dhe celsat e qelive hidhen ne dete ose asgjesohen dhe groposen kilometra thelle nen toke......a do ta bejme, ne shqipot njeren nga keto menyra ndeshkimi per keta mashtrues dhe hajdute galopante e te pa ngopur?......po e beme njerin nga keto ndeshkime, shpetuam te ardhmen tone....ndryshe, do te ngelemi skllever dhe prinder sklleverish.....

skenderi01/11/2020 10:31

pse mos te mashtroje rri ne krye te bashkise me zgjedhje moniste,...keshill bashkiak inekzistent,europa e pranon si te rregullta populli nuk perfaqsohet ne qeverisje vendore ,ka shume te drejte te mashtroje ,........kur gjen mire e ben thote vete ky lloj kallaballeku qe edhe i ha edhe i djeg, ky eshte morali gjithperfshires,ankesat dhe morali tek ne ndodh vetem njehere cdo kater vjet para zgjedhjeve sa per rrota cion, qeverrisja 30 vjecare e tregon me se miri

Shto koment

Denonco