Zhupa: Ja si mjetet e rënda ndizen sa për të dalë Rama live në televizione

Zhupa: Ja si mjetet e rënda ndizen sa për të dalë Rama live në televizione

16:52, 31/10/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka rrëzuar edhe njëherë nëpërmjet imazheve të sjellë propagandën e pështirë të Ramës, i cili në prag të zgjedhjeve ka hapur kantiere ndërtimi të cilat në fakt sapo ai largohet, mbyllen bashkë me mjetet e rënda.

‘Edi Rama dhe shpura e tij e propagandës, pasi hoqi foltoren nga rrënojat e shkollës Sami Frashëri, me foltoren në krahë u ndalën dje në rrugën 5 Maji, ku preu shiritat e një tjetër kantieri.

Sot me të njëjtin podium u shfaq në Kukës në aeroportin që sa herë shkon ai, mjetet e rënda të nisura nga Tirana, ndizen sa për daljen live të kryeministrit në ikje.

Por përtej transmetimeve me regji qëndrore, në gërmadhat ku shfaqet nuk punohet më.

Sapo fiken kamerat, punëtorët ikin dhe makineritë heshtin.

Kështu ndodhi në shkollën Sami Frashëri, dhe po kështu sot në rrugën 5 maji ku u prezantua në 3D kompleksi i banimit.

Sot aty ka qetësi.

Duke mos pasur kamera, nuk punon askush. Makineritë janë fikur menjëherë pas fikjes së kamerave.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco