Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta: Të miratohet urgjent nisma për referendumet, vetëm kështu do të kemi ndryshim drastik të situatës!

Meta: Të miratohet urgjent nisma për referendumet, vetëm kështu do të kemi ndryshim drastik të situatës!

14:43, 31/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Parlamentit të miratojë urgjentisht nismën për referendumet.

Sipas Kreut të Shtetit, vetëm me këtë nismë mund të kemi një ndryshim drastik të situatës. Në një postim në ‘Facebook’, Meta thekson se ky ligj duhet të jetë arma në duart e qytetarëve të këtij vendi, që të mos jenë më të pambrojtur.

“Kjo nismë për REFERENDUMET duhet të miratohet urgjentisht. Në mënyrë që të kemi një ndryshim drastik të situatës, dhe kjo do të ndodhë vetëm kur populli të marrë në kontroll politikanët, dhe jo kur populli të mbetet peng i politikanëve. Ky ligj duhet të jetë arma në duart e qytetarëve të këtij vendi, që të mos jenë më të pambrojtur, dhe jo vetëm kaq, por edhe të poshtëruar, që të mos jenë më të nënshtruar ndaj arbitraritetit të çdo vendimi të marrë, por të vendosin vetë për çdo çështje me rëndësi.

Në një vend të lirë, nuk ka më mirë se demokracia direkte që i bën qytetarët të angazhohen vetë, të luftojnë apatinë, paligjshmërinë dhe vendimmarrje të llojit klientelist, për të realizuar të drejtat dhe prosperitetin e tyre. Më mirë të jenë politikanët nën kontrollin e qytetarëve, sesa një popull i tërë të mbetet peng i politikanëve të provuar si të papërgjegjshëm. Vetëm sundimi i popullit përmes REFERENDUMIT do të garantojë sundimin e ligjit për të gjithë njësoj.”, thekson Presidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku31/10/2020 16:36

E dashke Shqipërinë si Zvicrën o i dashuri President !!?? A e njeh ndopak historinë e Zvicrës, krahasuar me historinë e Shqipërisë o i dashuri President ?!!? T'kish e t' kem me dal n'për Shkodër, me një currle me një lodër, t'kish me i ra për mall. Lum e lum se Shqiptaria, ka marr turrin kah liria porsi pelë n'për zall... Ne madje na kjoft pirolla, se pa pushk e pa shkolla dukë do ngrehmi m' vedi. E do t'vejm kostitucion, krejt njashtu si e kanë zakon, kombet tjera njeti.... Kanë derdhë gjak zviceranët të përbashkuar për të arrit këtë nivel. Të falënderojmë i dashur President që don me na bërë këtë dhuratë të madhe demokracie, por ne shqiptarët as nuk e meritojmë, as nuk e çmojmë. Janë vrarë 4 vetë në Shkodër për ta fituar (me urdhër të Gramoz Ruçit ministër i brendshëm i diktaturës moniste), si dhe 4 vetë para kryeministrisë (me urdhër po të Gramoz Ruçit, sot kryetar i parlamentit monist). Nuk mjaftojnë...

t31/10/2020 15:38

O president,ata po te rrexojne çdo dekret ,kurse ti kerkon qiqra ne hell nga parlamenti i zhulsave,qe nuk kane as minimumin e ndjenjes se pergjegjesise

Shto koment

Denonco