Edi Rama zgjon nga gjumi Komitetin Teknik, për të bërë politikë me alarmin e Bashës

Edi Rama zgjon nga gjumi Komitetin Teknik, për të bërë politikë me alarmin e Bashës

14:40, 31/10/2020
A+ Aa A-

Rama nxjerr  Komitetin Teknik, që të replikojë dhe të bëjë politikë me Bashën!

Në konferencën e kësaj të shtune me gazetarët kreu i Partisë Demokratike lëshoi akuza të forta me fakte, se sistemi shëndetësor në këto kohë që virusi Covid-19 po agravon me shpejtësi është drejt kolapsit.

Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, se po fshehin shifrat reale të të infektuarëve, pafuqinë dhe abuzimin e sistemit për të bërë testime, kaosin dhe mungesën e një strategji... e të tjera.

Por këtij alarmi dhe shqetësimi, Edi Rama, i është përgjigjur duke “zgjuar nga gjumi” të ashtuquajturin Komitet Teknik të Ekspertëve, i cili që kur ka nisur pandemia shfaqet vetëm për replika politike.

“Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha.

U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fyer në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë.

Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese

Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti.

Në çdo ditë të punës sonë, ne udhëhiqemi vetëm nga parimet e profesionalizmit dhe çdo vendim që kemi marrë, e kemi marrë duke u bazuar vetëm në këto parime.

Ne mendojmë se strategjia që kemi ndjekur deri më sot, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës.

Siç është shprehur edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi politik i pandemisë i shërben vetëm përkeqësimit të situatës dhe është i dëmshëm për mbrojtjen e shëndetit publik.

I bëjmë thirrje Z. Basha që të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të heqë dorë nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme”, shkruhet në një deklaratë të këtij Komiteti menjëherë pas konferencës së Bashës.

Kujtojmë se ky Komitet për shumë kohë në fillim të pandemisë, në kuptimin e vërtetë të fjalës ishte “fantazmë”. As emra as fytyra, as dalje për të sqaruar dhe publikun e alarmuar. Askush nuk e dinte se cilët ishin “specialistët” e këtij institucioni, pasi punën e tyre pretendonte se e bënte Edi Rama që mbiu 24 në 24 orë në ekran dhe rrjetet sociale duke bërë edhe mjekun, edhe specialistin e shëndetit publik, edhe virologun, edhe epidemologun.

Gjithsesi ajo që pritej nga ky Komitet pas akuzave të përsëritura gati çdo ditë nga kreu i PD-së Lulzim Basho, do të ishte dhënia e përgjigjeve për:

Përse kemi numrin më të ulët në rajon dhe Europë të kryerjes, së testimeve?!

Përse shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor?!

Përse nuk ka transparencë për gjendjen e spitaleve COVID në shërbim dhe për ata që qeveria dhe Komiteti pretendon se ka hapur?!

Sa janë kapacitet me mjekë dhe infermierë dhe a e përballojnë dot situatën?!

Me çfarë ilaçesh pu trajtohen të sëmurët dhe si funksionon për qindra dhe mijëra të cilët nuk pranohen në spitale por janë të detyruar që të qëndrojnë në shtëpi?!

Këto dhe shumë pyetje të tjera që presin përgjigje janë puna e Komitetit Teknik dhe jo deklarata politike, si kjo që shpërndan sot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/10/2020 22:36

JU NUK JENI MJEKE PROFESIONISTE!! JU NUK JENI NJEREZ HUMANE!! JU NUK JENI SHQIPTARE!! JU NUK KENI AS TURP DHE AS DINJITET!!! JU JENI NJE TUFE PLEHRASH DHE ZAGARESH TE EDI RAMES!!! JU JENI LETRAT HIGJENIKE DHE UTURAKET E EDI RAMES!!! PSE NUK DOLET JU DHE TI VENDOSNIT ORARET E DALJEVE TE NJEREZVE POR DOLI VETEM RAMA 4-5 MUAJ 12 HERE DITEN DHE 4 HERE NATEN??!!! PSE DOLET SOT? SI QEPLEBESIRA DHE PA PIKEN E DINJITETIT NJEREZOR DHE PROFESIONAL??!! JU NUK DUHET TA PERMENDI FARE PD DHE OPOZITEN NE KETE SITUATE KUR SISTEMI MJEKESOR ESHTE I SHKATERRUAR DHE I DHENE ME KONCENSION?? A JENI JU DAKORD ME KONCENSIONET E CHECK-UP, STERILIZIMIT DHE LABORATORIT??? PSE NUK FOLET TE PAKTEN 1 FJALE??!! APO NUK UA MBAN BYTHA NGA SATRAPI I SURRELIT DHE JENI PLEHRA!!!

qytetar31/10/2020 19:00

Pas 8 muajsh bëhet i gjallë ky "komitet teknikësh" kur 4-5 muajtë e parë askush nuk e dinte në Shqipëri se kush ishin antarët e këtij komiteti e kush ishte kryetari. Ndërkaq në emër të këtij komiteti për 4 muaj fliste vetëm "specialisti" i gjithëditur Rama, e më pas ministrja e "mjekësisë" që ka po aq njohuri për mjeksinë sa edhe Rama.. Ky komitet i qënka vërvitur Bashës se pse ai ka trajtuar masat ekonmike që duhet të marë qeveria, për të përballuar pasojat e pandemisë. Mesa e kam dëgjuar Bashën në ato 5 pikat që paraqiti, nuk hynte në teknikalitete profesionale mjeksore, por kryesishti fliste për politika ekonomike në shërbim të mbrojtjes së ekonomisë dhe masat që duhen marë për mbrojtjen e shoqërisë nga varfëria. E vetmja "këshillë teknike" e tij, ishte që edhe Shqipëria si të gjitha vendet e rajonit e të botës të shtojë testimet si një mjet për verifikimin e situatës së pandemisë. As që ka nevojë të jesh mjek apo infermier për ta kuptuar se testimet laboratorike për këtë virus, janë të domosdoshme, pasi nuk besoj që ndonjë nga antarët e komitetit , të ketë aftësinë ti dallojë me sy, pa testime, të infektuarit me sars covid 19.. Që Shqipëria ka vepruar ndryshe nga gjithë shtetet normale të botës, duke bërë testimet më të pakta, mjafton të hedhësh një sy në statistikat e Worldometër të universitetit John Hopkins, për të parë se sa zestime për një milion banorë kanë bërë të gjitha shtetet e Europës, përfshirë edhe shtetet fqinjë me Shqipërinë. Vërtetë që Maqedonia ka një numur të përgjithshm të infeksioneve mbi 30 mijë, e të viktimave gati dyfishin e Shqipërisë, ama atje janë bërë më shumë se dyfishi i testimeve për një milion banorë. Në statistikë figuron Maqedonija me rreth 10 mijë të infektuar më shumë apo rreth 300 viktima më shumë, ama nëse Shqipëria ka bërë vetëm 42 mijë testime për një milion nbanorë, Maqedonija ka bërë rreth 117 mijë. Ka shumë shtete në Afrikë që kanë bërë edhe më pak testime se Shqipëria, siç ka edhe shumë shtete po afrikane, që kanë bërë testime pothuajse aq sa në vendet europiane, po ne aspirojmë të shkojmë në Europë, në BE e jo në Afrikë. Mandej nuk është vetëm problemi i testimeve. Problem që është ngritur me forcë nga mjekë profesionistë të opozitës, është edhe strategjia e dyshimtë që me pandeminë të mos meret në mënyrë të centralizuar vetëm spitali qëndtor i Tiranës, por të ketë edhe qendra spitalore rajonale. Nuk ka nevojë që të jesh mjek e ta kuptosh që një pacient i moshuar me sëmundje të rënda kronike, që mund të preket agresivisht nga ky virus, po qe se do të ndjek proçedurat e zgjatura burokratike të ekzaminimit e të niset nga ndonjë zonë e largët nga veriu apo jugu i Shqipërisë për tu hospitalizuar në Tiranë, nuk arrin i gjallë në këtë spital. Duke parë që kjo qeveri ka mashtruar në shumë fusha të qeverisjes së saj, a nuk kanë të drejtë qytetarët e opozita që të dyshojnë se këto marifete me testimet e pakta e centralizimin e spitalit për këtë virus, vetëm në kryeqytet, e bëjnë me qellim për të mbahtur sekret situatën e të japin shifra siç ju leverdis për propogandat e tyre ?

Daj Jaku31/10/2020 16:11

Po formimi profesional i bojaxhiut shkollpak a nuk ju fyen kur ju përdor si gjethe fiku në mungesë të letrës higjenike? Ato tanke e autoblinda me mitralozë mbushur me rekomandimin tuaj paskan mbushur rrugët e Tiranës për të luftuar kundër armikut të padukshëme sa e sa vendime të çmëndura që pamë gjatë pandemisë që akoma nuk ishte, po ato mburrjet e atij trapit që shpëtoi nga vdekja 28 mijë "dëshmorët" imagjinarë të luftës së tretë botërore, nga juve u sygjeruan? Bëni detyrat e mjekut dhe lëreni pozicionin e hipokritit juve që nuk keni bërë betimin e Hipokratit por betimin e partisë komuniste.

CN31/10/2020 15:39

Keta te publikojne shkollimin e tyre se te gjithe partiake jane. Asnje prej tyre nuk eshte profesionit pa parti. Te publikojne shkollimin dhe CVte qe ti shohim sa eksperte jane. Natyrisht qe me i shkolluari eshte shoku Edvin, mesues vizatimi e shumta e meriton.

alma31/10/2020 15:31

lesht lesht komitet politik i shitur jeni po lereni mos na i shiosni neve keto perralla qe sqhkruani Fuck You

t31/10/2020 15:29

Komitet kurvash por qe nje dite do pergjigjen penalisht

Shto koment

Denonco