Zhupa: Kush janë pronarët  e vërtetë? Kush i merr miliona euro të shqiptarëve?

Zhupa: Kush janë pronarët e vërtetë? Kush i merr miliona euro të shqiptarëve?

14:25, 31/10/2020
A+ Aa A-

“Qytetarët e Tiranës paguajmë çdo muaj afërsisht 1.2 milion euro nga taksat tona për pastrimin e qytetit dhe për menaxhimin e mbetjeve të qytetit të Tiranës. Dhe në shkëmbim nuk marrim asgjë nga milionat euro që jemi duke harxhuar”. Kështu u shpreh në një prononcin zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

“Të gjitha këto para shkojnë tek pronarët që nuk dihen, shkojnë në parajsa fiskale, shkojnë atje ku duhet të zbulohet nga SPAK-u”. “Kush janë pronarët  e vërtet? Kush i merr milionat e eurove të shqiptarëve?”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Landfilli i Sharrës dhe inceneratori i Tiranës që nuk punon, i kanë kushtuar qytetarëve të Tiranës miliona euro. Mbrapa nesh është duke u kamufluar mali me plehra i menaxhimit të mbetjeve të qytetit të Tiranës, duke u mbuluar me dhe si e vetmja mënyrë që njohin për të menaxhuar mbetjet, t’i kamuflojnë ato që mos t’i shikojë syri i qytetarëve.

Por sa na kushton ne qytetarëve të Tiranës, taksapaguesve të Tiranës keqmenaxhimi i mbetjeve dhe pastrimi i qytetit të Tiranës?!

Të gjithë jemi dëshmitar se si Tirana dhe koshat e Tiranës, mbushen dhe tejmbushen pa u pastruar për orë e orë të tëra. Të gjithë e dimë se si gjatë pandemisë askush nuk u kujdes që koshat e Tiranës të ishin të pastër, që koshat e Tiranës të dezinfektoheshin. Por përkundrejt shërbimit që ne nuk marrim, paguajmë një faturë shumë të shtrenjtë financiare, ne paguajmë “Eco Tirana” e cila ka për detyrë që të na vinte koshat për riciklimin dhe diferencimin e mbetjeve në mënyrë të tillë që mbetjet të ndaheshin në burim.

Ato u vunë vetëm pak në qendër të Tiranës dhe sot nuk funksionojnë asgjëkundi, ndërkohë që bashkia e Tiranës e paguan shumë shtrenjtë këtë shërbim që nuk merr. Nga ana tjetër ne paguajmë kompani transporti për mbetjet urbane që t’i sjellin pikërisht këtu në landfillin e Sharrës me kontrata miliona euro.

Duke nisur nga “Fusha sh.p.k”, “Gjikuria” dhe kompani të tjera që kontraktohen nga bashkia e Tiranës për transportin e mbetjeve. Ne paguajmë kompaninë tjetër zinxhir “Eco Risaicel” për të bërë riciklimin e mbetjeve në landfill. Pikërisht që atë proces që ata nuk e kryejnë por thjeshtë e mbulojnë me dhe. Ne së fundmi paguajmë edhe inceneratorin e Tiranës, që të bëjë djegien e mbetjeve që nuk janë të riciklueshme. Por as ky proces nuk kryhet, sepse inceneratori sot që ne flasim nuk ekziston.

Pra ne paguajmë çdo muaj afërsisht 1.2 milion euro nga taksat tona për pastrimin e qytetit dhe për menaxhimin e mbetjeve të qytetit të Tiranës. Dhe në shkëmbim nuk marrim asgjë nga milionat euro që jemi duke harxhuar. Ne paguajmë shumë shtrenjtë këtë shërbim edhe duke paguar një rritje në tarifën e pastrimit që ka vendosur bashkia Tiranës për qytetarët e Tiranës, për biznesin e vogël dhe të madh të Tiranës.

Konkretisht e ka rritur çmimin e tarifës së pastrimit me 15%, para këto që janë të destinuara për inceneratorin që nuk punon. Ne paguajmë më shumë 7500 lekë, biznes i vogël paguan më shumë 22 mijë lekë dhe biznesi i madh paguan më shumë 110 mijë lekë.

Të gjitha këto para shkojnë tek pronarët që nuk dihen, shkojnë në parajsa fiskale, shkojnë atje ku duhet të zbulohet nga SPAK-u. Kush janë pronarët  e vërtet? Kush i merr milionat e eurove të shqiptarëve, të qytetarëve të Tiranës dhe na ofron një keqmenaxhim të tillë dhe nuk na ofron shërbimin për të cilin kemi paguar. Qytetarët e Tiranës meritojnë një përgjigje. SPAK nuk duhet të vazhdojë të hesht. Paditë penale të Partisë Demokratike duhet të hetohen sa më shpejtë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco