Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha: Rama bredh si pushtues, politikat e tij kanë dëbuar 2/3 e banorëve të Kukësit

Basha: Rama bredh si pushtues, politikat e tij kanë dëbuar 2/3 e banorëve të Kukësit

12:55, 31/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj kreut të qeverisë, Edi Rama, që ishte sërish sot në aeroportin e Kukësit.

“Ka shkuar gjashtë herë te aeroporti i Kukësit, që është ndërtuar nga Emiratet e Bashkuara dhe po shkatërrohet. Shkon si pushtues, para mbrapa me roje.

Sot në Kukës jetojnë një e treta e banorëve që ishin kur Rama erdhi në pushtet. Përmes politikave raciste, ka ndodhur shpopullimi dhe dy të tretat e kuksianeve janë larguar.

Pasi ka larguar qindra e mijëra, bën sërish premtimet bajate,” tha Basha.

“2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite.

Ka premtuar 300 mijë vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi.

Shqiptarët e dinë se kanë përballë një gënjeshtar kronik, që u ka kushtuar qytetarëve shumë jetë.

Lëviz nëpër Shqipëri si pushtues, i pasigurtë nga shqiptarët. Largimi i tij është fillimi i ndryshimit që presin shqiptarët,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/10/2020 22:15

KY PLEHRE ESHTE MASHTRUESI ME ORDINER QE KA PARE BOTA!!! POR ME IDIOTE, INJORANTE DHE PA DINJITET JANE ATA QE E VOTOJNE!! MALLKUAR QOFTE BREZ PAS BREZI FATOS NANO QE E SOLLI PLEHREN NE SHQIPERI DHE IA SHITI PS-ne!!! MALLKUAR QOFTE ILIR META QE E BERI KRYETAR BASHKIE, PASTAJ E BERI ME PUSHTET NE VITIN 2013!!!! MALLKUAR QOFSHIN BREZ PAS BREZI DHE IU THAFSHIN DUART E IU THAFSHIN TRUPTE ATYRE QE E VOTUAN DHE DO TA VOTOJNE PERSERI!!!! DERI ME SOT MALLKIMET E DESHIRAT E MIA ME GJITHE SHPIRT KANE DALE E JANE BERE REALITET!!!

Kuksiani31/10/2020 16:40

Erdhi e iku , se pa njeri. As anetaret e PS nuk e dinin se do vinte, vetem nje pjese e ripjellsave te devotshem, llumi I kuksit, ishin ne takim se trimi me poture e di mire se cfare e gjen kur perballet me popullin. Ta djegin traun edhe propaganden. Edhe ky palla i Kuksit me bodigard nga mbrapa , se vetem ka kohe qe sja mban b..that me dal. Ropt hajdutave e prishen aeroportin per te vjedh tani brine sikur po e ndertojne.

Shto koment

Denonco