PD i përgjigjet me VIDEO Ramës/ Bardhi: Je i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit

PD i përgjigjet me VIDEO Ramës/ Bardhi: Je i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit

11:41, 31/10/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike reagoi ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për procesin zgjedhor në selinë blu.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit.

"Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill. 

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës", shkruan ai, duke postuar videon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco