Rama tenton sërish përçarjen PD-LSI, sulmon edhe Metën me fyerje

Rama tenton sërish përçarjen PD-LSI, sulmon edhe Metën me fyerje

11:25, 31/10/2020
A+ Aa A-

Në çdo fjalim që ka mbajtur kohët e fundit, duket qartë se meraku më i madh i Edi Ramës, është përçarja e opozitës së bashkuar.

Pasi ndryshoi Kushtetutën, shkeli marrëveshjen e “5 Qershorit” dhe rivotoi Kodin e ri Zgjedhor, edhe duke i dalë kundër BE-së duke rrezikuar hapjen e negociatave, ai ka intesifikuar propagandën për të përçarë aleatët e frontit anti-Ramë. Të gjitha në funksion të prishjes, së koalicionit anti-Ramë.

Për të arritur këtë, në mënyrë tinzare dhe malinje, ai po shfrytëzon një “sherr” virtual me presidentin Ilir Meta. Duke përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj këtij të fundit (Do të bëhet dëshmor?!) e gjithë retorika kundër Ilir Metës përfundon gjithmonë me mesazhin që Partia Demokratike duhet që të distancohet (si në vitin 2017) nga LSI dhe kështu sipas llogarive që bën, pas kësaj përçarje të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Të njëjtën gjë ka bërë këtë të Shtunë edhe nga Kukësi, ku ka inauguruar për të distën herë “aeroportin” e Kukësit.

Nga fyerjet “Lolo” për presidentin Meta, ka hedhur helm përçarës ndaj opozitës së bashkuar.

“Ilir Meta çfarë kërkon akoma nga Shqipëria, që nuk rri dot një ditë rehat? Nuk rri dot pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë. Dhe kjo është deviza e Ilir Metës. Fut në sherr dy që ti të dalësh i treti, të bësh paqe.

E bënë kryeministër, kryeparlamentar dhe president 50 vjeç. Natyrisht edhe unë edhe ne, kemi dhënë votën. Por ishte me votat e tij në parlament Ilir Meta dhe ne, nuk mund ta linim vendin pa president. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i Ilir Metës, edhe tek çadra.

Hidh gurin dhe fshih dorën. Isha i qartë se Ilir Meta ishte vendosur për në anën tjetër. E i dhamë një president opozitës, por jo lolo.

 Fakti që u kthye në lolo nuk do të thotë, se ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Njerëzit edhe lajthisin. Por çfarë do Ilir Meta. Për cilën arsye duhet votuar më për partinë e Ilir Metës?!

Ta përfytyrojnë demokratët e Kukësit, janë ata që përqeshin aeroportit. Për zgjedhje kam për ti sjellë, do ju them se me PD nuk ju ndan as veja, këtë herë voton Luli, por s’merr Lulin, merr Monikën bashkë me Ilirin. Se këta demokratët ato kokrrat e partisë së tyre, i hanë pa përtypur fare. Këtu është jepi votë dhe merr dy bela. Prandaj është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen që mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm. Të vijë Monika, Ilir dhe Saliu?!

Luli është ndryshe nga këta, por se ndaj dot se këta e tërheqin dhe e vënë para edhe si djalë të bukur. Të vinë bashkë e kuptoni çfarë ndodh me drejtësinë”, tha Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Antar PD 1990 03/11/2020 14:07

meghithëse kam qejmbetie nga zgjedhjet e brëndshme të PD sepse zgjedhje nuk jan bër dhe nuk është ndërruar as një Kryetar nëpër Rrethe kjo do t? thot se ata jan vetshpallur ! kjo do më bëj që un nuk do mar pjes në votime !Kryetari I Partis Demokratike Z / Lulzim Basha duhet të mari në Konsiderat Zëmërimet e Antarësisë nëpër Rrethe duke persëritur Zgjedhjet e Kryetarëve nëpër Rrethe duke ngritur Komisione të Posaçme atije kur ka Probleme me të Vetë Shpallurit ! Reflektoni sa nuk është vonë Zbatoni Statutin Një Antarë Një Votë dhe Antarësia të Zgjedhi pa ndikimin e të Fortëve Drejtuesit e Tyre ??

PD npr rrethe nuk ka br zgjedhje por kryetart e rr03/11/2020 13:56

Komisioni I Brëndshëm i Vlerësimit për Kandidatët për Deputet duhet të ishte krijuar shum kohë më parë për ata Karagjozat nëpër Rrethe që e kan bër PD fije fije duke mos bër zgjedhje të lira duke mos Respektuar Antarët por duke mbushur kutitë vetë sipas qejfit dhe duke u vet shpallur këta lloj legenash po shedhin përçarie n? PD Pastroni Dhumërat para se të futeni në zgjedhje të Pergjithëshme në 25 Prill PD duhet të bëj zgjedhje të Brëndëshme sepse nêpër Rrethe të Vetë Shpallurit jan? Bërrnok nuk kanë Mbështetie në Komunitet dhe në Antarësi !

kudreti 03/11/2020 08:21

Me ne fund po shfaqen ca hiena te oborri Bashes,RAMASAÇO nji suuuper harjdute e shendetesire pret me ardhe prape.O Basha sa nuk eshte vone largojini koto personazhe se do ndeshkohesh pikerisht per ta.Mbaje mire mend.

emigrant02/11/2020 19:37

Nuk të bëjnë derman këto dallkaukllëqe e batakçillëqe primitive o karagjoz. Vërtetë kujton se ja hodhe Bashës se është naiv siç përpiqesh ta përgojosh për maskarallëkun që bëre me marëveshjen e 2017 -tës ? Të duket vërtetë se "po fle" Basha që ja përmend tridhjet herë në çdo fjalim ? Kujton vërtetë se i besojnë batakçillëqeve tënde të pista shqiptarët ? Nëse Basha e nënshkroi ate marëveshje, nuk e bëri se kishte besim tek ti, por si një politikan i formuar në perëndim, i besoi garancisë së dipllomatëve të huaj. Kujton se e njeh Ilir Metën por haron se ai ti njeh njëqind herë më shumë batakçillëqet e tua. E ke të kotë që kërkon të përçash opozitën me shpresën që do të vjedhësh përsëri votat. e të bëhesh mbret. Sago të veshësh poture e të bësh si karagjoz nëpër foltore viktimën, pjesa dermuese e shqiptarëve të shohin tashmë lakuriq si je, një zuzar i pa karakter e pa nder. Mos kujto se edhe ato palo deputetë që rinë e dëgjojnë me kokë ulur në Kuvend duke votuar marrëzitë tënde, e bëjnë këtë se të vlerësojnë. E bëjnë vetëm nga frika për veten e familjet e tyre se të njohin se kush je, e po të shkau këmba, ta dish se do të vërviten në shumice me urrejtje kundër teje. Të është errësuar llogjika nga mbi pushteti e nuk e kupton se sa më lartë të ngjitesh në këtë pushtet kriminal, aq më shumë do ta ndjeshë rrënien në humnerë.. (Të më ndjejë redaksia e kësaj medie, për këtë koment me mllef, por sapo dëgjova njfarë Frrok Çupi në një intervistë Report TV, ku me paturpëesinë më të madhe ky ish sigurims, ngrinte në qiell këtë karagjoz se paska bërë "shtet modern")

Noni31/10/2020 15:12

Ky Lul , qe mos "harro" se eshte edhe kryetari i opozites se bashkuar , dhe qe sipas teje , tashme , eshte ndryshe nga "keta" dhe qe ti o faqezi nuk e ndan dot per ta bere per vete , edhe si djal te bukur , mbasi e terheqin "keta", valle , befas na u zgjua nga gjumi qe ti perhere e konsideroje se eshte duke fjetur ?.Te iku treni i kohes perca e sundo , nuk do mundesh me ti percash "keta", mbasi nuk jane vetem, por eshte i gjithe populli bashke per te te shporrur nje ore e me pare.

Lenku31/10/2020 12:56

E kuptoj o qen rrugesh dhe shkofsh ne hale te sateme. T i or qen duke i thene Metes do behesh deshmor, po e kercenon me vdekje,pra nje nje hale krimineli, e qe kekon te behet diktatoruc. ...... I shkedhyer.

Shto koment

Denonco