Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Vini re!/ Ku ta shikoni këtë reklamë, dijeni që është media e blerë!

Vini re!/ Ku ta shikoni këtë reklamë, dijeni që është media e blerë!

10:43, 31/10/2020
A+ Aa A-

Tashmë skandali i inceneratorëve ju ka mbetur në dorë, si një “minë me sahat”.

I pari kryeministri Rama, i cili i ka vënë gjoksin personalisht dhe gjithë vargani i ministrave dhe protagonistëve në këtë aferë, që shkon afro gjysmë miliardi euro, kanë nisur një fushatë të paprecedentë për të mbuluar miliardat që kanë marrë e do të marrin, “në emër të plehrave”.

E këtë po e bëjnë me propagandë të shfrenuar dhe të paguar shtrenjtë.

Së fundmi inceneratori i Sharrës, për të cilin po zbulohen dita ditës fakte të rënda, që po e nxjerrin hapur si një skemë mafioze sipas të cilët po rripen jo vetëm taksapaguesit shqiptarë në përgjithësi, por edhe biznesmenët dhe qytetarët e thjeshtë, ka prodhuar një Video-Spot në 3D.

Propaganda edhe në këtë reklamë të paguar shtrenjtë është e “ndritshme”, si në çdo spot në 3D që prodhon Rilindja për rrugë e aeroporte, që i përkasin “Askundit”.

Ideja është për të sugjestionuar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës me alternativën absurde:

 Doni të jetonit mes plehrave, apo mes natyrës së virgjër dhe ajrit të pastër?!

Por se sa kushton kjo për xhepat e qytetarëve asnjë fjalë. Se mund që të jetohet pa “plehrat nëpër këmbë”, por pa vjedhur miliona euro çdo muaj, as që e çojnë nëpër mend!

Të gjithë, opinion publik, mediat kritike dhe opozita që e ka thyer në kauzë të rëndësishme  këtë skandal mafioz janë për pastrimin nga mbetjet të qyteteve dhe të gjithë Shqipërisë.

Por jo me formulën “1 për punën dhe 9 për vete”, siç po funksionon ky biznes gjigant i Edi Ramës, Arben Hametajt, Erion Veliajt&Co, i gjithi i paguar (430 milion euro) nga paratë e taksapaguesve.

Ndaj çdo televizion, çdo portal apo media që transmeton këtë video-alibi për aferën e padëgjuar të Sharrës, dijeni se është i blerë.

 Madje shumë shtrenjtë, por gjithmonë me paratë tuaja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco