Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Kosova e Serbia, si dhe konkurenca e Fuqive të Mëdha në rajonin e Ballkanit Perendimor

Kosova e Serbia, si dhe konkurenca e Fuqive të Mëdha në rajonin e Ballkanit Perendimor

09:29, 31/10/2020
A+ Aa A-

Një vështrim akademik Gunter J. Rozenitz Drejtor i Akademisë Austriake për Paqen Austria – Neutal, Windhaag/

Që nga shembja e komunizmit dhe shpërbërja e Jugosllavisë Europa Juglindore dhe Ballkani Perendimor janë thuajse çdo ditë objekt i medies europiane, me lajme pozitive dhe negative. Por më së shumti sundon parimi i vjetër mediatik, sipas të cilit "Vetëm lajmët e këqija janë lajme të mira"! Megjithatë duhet thënë se më shumë se gjysma e vendeve në këtë rajon kanë arritur prosperitet ekonomik e stabilitet politik, duke u bashkuar me NATO-n ose me Bashkimin Europian. Ndërsa liria e lëvizjes në BE hapi rrugën për një të ardme të re për qytetarët e këtij rajoni. Por jo të gjithë banorët e Ballkanit Operendimor e patën këtë mundësi. Kosova pret që prej vitit 2012 që të ketë trajtim të barabartë me vendet e tjera. Ndërkaq miliona qytetarë ia kanë kthyer shpinën atdheut të tyre, duke kërkuar azil në BE ose gjetur punë në vendet e saj. Korniza e jashtme Prej vitesh e dekadash Ballkani Perendimor është projektuar nga jashtë dhe Fuqitë e Mëdha në konkurencë me njëra-tjetrën e kanë vënë tashmë atë nën kontroll. Në terma të thjeshtë konkurenca e Fuqive të Mëdha është një nocion amerikan, i cili i referohet marrëveshjeve aktuale dhe raporteve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës Popullore të Kinës dhe Federatës Ruse.

Bashkimi Europian nuk luan një rol të drejtpërdrejtë në këto raporte, ndërsa NATO dhe shtetet anëtarë të saj shihen si mbështetës të interesave të SHBA-ve. Por edhe vende të tjera demokratike si p.sh Japonia, Australia, Zelanda e re dhe Koreja e Jugut janë përcaktuar në mbështetje të tyre. E vërteta është se gjithçka ka të bëjë me ndkimin dhe realizimin e interesave jo vetëm të përgjithshme, por edhe te njerëzit në drejtim. Ne shohim se si udhëheqësit e shteteve të rajonit janë veçanërisht entuziastë kur presidentët ose kryetarët e qeverive dhe zyrtarët e lartë të të Bashkimit Europian dhe NATO-s bëjnë vizita në vendet e Ballkanit Perendimor ose i ftojnë ata. Rasti më i freskët është kur njeriu më i fuqishëm në botë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ftoi më 4 shtator 2020 në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë krerët e shtetit e qeverive të Serbisë dhe Kosovës. Bashkimi Europian dhe Gjermania Prej vitesh Bashkimi Europian ka qenë një lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perendimor. Prania e BE-së është realizuar përmes bashkëpunimit ekonomik, iniciativave dhe negociatave të integrimit, si dhe strategjisë së tij për Ballkanin Perendimor, miratuar në vitin 2018.

Komisionerët e BE-së dhe të dërguarit Specialë veprojnë vazhdimisht, ndërsa respektohet në mënyrë të veçantë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Dhe më 18 shtator 2019 ajo u shfaq e kënaqur me procesin e Berlinit, i cili nisi në vitin 2014, proces i cili jep mundësi edhe për të zgjidhur konfliktete dy palëshe si ai midis Serbisë dhe Kosovës. Duke folur për këtë proces, Kancelarja thoshte se "Unë besoj se duhet të shkojmë hap pas hapi" në zgjidhjen e konflikteve në rajon. Në të njëjtën kohë Merkel që nga viti 2016 u ofroi këtyre vendeve mundësi punësimi në Gjermani, si një mënyrë për t'i mbështetur ato dhe jo vetëm. Rusia dhe Kina Federata ruse dhe Republika Popullore e Kinës me iniciativën e presidentit kinez për Rrugën e Re të Mëndafshit janë gjithnjë të pranishëm në rajon, ashtu si edhe aktorët e tjerë. Veçanërisht kjo vlen për periudhën e krizës së Covid-19. Rusia vepron e angazuar si mike e Republikës Srpska të Bosnjë-Hercegovinës e ndërkohë si partnere e ngushtë e Serbisë refuzon shtetësinë e Kosovës. Kina gjithashtu është mike e Serbisë dhe për shkak të problemeve që ajo ka në Tajvan, Tibet, Hong Kong, Xinjiang, si dhe me rajonin autonom të ujgurëve në Kinën Veriperendimore, padyshim që mban qëndrim negativ ndaj Kosovës dhe nuk është e interesuar për të.

Iniciativa amerikane për Serbinë dhe Kosovën Para disa javëve Presidenti Amerikan, Donald Trump në fushatë elektorale njoftoi botën për një marrëveshje të veçantë për Ballkanin Qendror e Jugperendimor. Ai ftoi më 4 shtator në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë presidentin serb, dukshëm krenar, Vuçiç dhe kryeministrin kosovar Hoti. Mysafirët u paraqitën në të njëjtin nivel te njeriu më i fuqishëm në botë, por në tryezat e tyre të ndara dhe mbështetën shtetin, të cilin e përfaqësuan. Në këtë rast u nënshkrua një dokument "historik" në dy versione dhe me përmbajtje të ndryshme. Kjo, sepse në nenin 16 të marrëveshjes ishin përcaktuar raportet e Serbisë dhe Kosovës me Izraelin. Këtë fakt presidenti Trump e komentoi si çeshtjen kryesore të marrëveshjes dhe e konsideroi atë çast si "Një ditë tjetër të madhe për paqen në Lindjen e Mesme"! Ndërkaq bënë përshtypje për shumë vëzhgues, sidomos për ata jashtë rajonit, deklaratat e përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Bashkimi Europian ka luajtur rolin e vet udhëheqës, së paku prej vitit 2011, në dialogun dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Por presidenti serb befasoi dhe shkaktoi zhgënjim me deklaratën e tij, kur tha se ai nuk kishte nënshkruar marrëveshje me Kosovën, por se kishte nënshkruar vetëm një marrëveshje me SHBA-të dhe kjo do të thoshte asgjë e re për të interesuarit. Po në shtator një delegacion i qeverisë amerikane vizitoi Prishtinën dhe Beogradin me qëllim që të investigonte për investime thelbësore në rajon, përmes asaj që u quajt "letrat e qëllimit të mirë"! Me këtë rast Liqeni i Ujmanit (për Kosovën) ose Gazivodës (për Serbinë) mori emrin e presidentit Dinald Trump.

I dërguari Special i Trump për Serbinë dhe Kosovën, ambasadori amerikan, Richard Grenell, deklaroi se marrëveshjet do ta bënin "Amerikën më të sigurt dhe se kompanitë amerikane do të ishin më të prosperuara"! Sipas Grenell, kompanitë amerikane mund të investojnë në një rajon, i cili deri tani ishte i përjashtuar për investime për shkak të një konflikti potencial në rajon. Ai theksoi se ky hap është mirëpritur dhe ka shpresa të qëndrueshme se këtu do të krijohen vende pune në shumë sektorë të ekonomisë. Ky zhvillim është një rreze shprese për banorët e tanishëm të rajonit të Ballkanit, sepse gjysma prej tyre prej 50 për qind tashmë janë emigrantë dhe punojnë kryesisht në vendet e Bashkimit Europian, përfshirë Britaninë e Madhe, për një jetë më të mirë. Ata mbështesin mbështesin familjet e tyre me transferimin e të ardhurave financiare, shumë e cila shkon deri në 20 për qind të PBB-së në vendet e BB6. Paralelisht me inciativën e SHBA-ve ekzistojnë edhe ide e projekte të ndrzshme të tjera, si p.sh iniciativa e krijimit të një Minishengeni, i cili synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe padyshim që mund të jetë i dobishëm për rajonin.

Megjithatë rajoni nga pikëpamja ekonomike është i menaxheshëm edhe në kushtet e hapave të integrimit, pasiqë e gjithë PBB-ja e BB6-ës është sa një për qind e PBB-së së Bashkimit Europian. Ndërsa Serbia ka peshë në PBB-në e vendeve të BP, aq sa të gjitha vendet e tjera. Ajo prodhon 50 përqind të PBB-së së rajonit. Me fjalë të tjera, PBB e rajonit të Ballkanit Perendimor (përjashtuar Kroacinë) është sa 50 për qind e PBB-së së Greqisë ose 40 përqqind e PBB-së së Portugalisë, të dhëna të cilat janë publikuar në një studim të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike dhe Fondacionit Gjerman Bertelsmann për periudhën 200-2018. Faktorë të rëndësishëm në rajon për krijimin e vendeve të punës janë investimet dhe ektivitetet ekonomike nga vendet e Bashkimit Europian. P.sh vetëm në Serbi ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 400 firma dhe kompani gjermane, të cilat kanë punësuar mbo 60 mijë njerëz. Rezultat tjetër i rëndësishëm i studimit që përmendëm më lart dhe dikutimit rreth tij lidhet me marrëdhëniet ekonomike të vendeve të rajonit me Bashkimin Europian, d.m.th me vendet anëtare të BE-së, bashkëpunim i cili duhet të ketë përparësi, ndërkohë që bashkëpunimi rajonal i shërben kryesisht njerëzve që jetojnë në rajon, pavarësisht shtetësisë së tyre. Studime tjera dëshmojnë se në rajon njerëzit kanë pak njohuri për njëri-tjetrin dhe vizitat reciproke janë në nivel të ulët. Por rezultati më i rëndësishëm i studimit të lartpërmendur ka të bëjë me faktin se duhen trajtuar para së gjithash problemet politike, veçanërisht ato që lidhen me të kaluarën, me qëllim që të garantohet një paqe e qëndrueshme në rajon.

Si parametra seriozë të këtij synimi shihen në Perendim anëtarësimi i këtyre vendeve në NATO dhe në BE. Bosnjë-Hercegovina, si dhe Kosova e Serbia, janë vendet më të prapambetura në këtë drejtim, për pasojë edhe vendet më problematike në rajon. Serbia Siç sugjeron studimi i mësipërm, Serbia ka disa opsione dhe mundësi. Këto mund të përmblidhen te zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik me Bashkimin Europian e deri te bashkëpunimi më i thellë me Rusinë dhe Kinën në të njëjtën kohë. Megjithatë marrëveshja e 4 shtatorit dëshmon se Shtetet e Bashkuara i janë rikthyer konkurencës në bashkëpunimin ekonomik në rajon. Dhe përveç SHBA-ve ka edhe partnerë të tjerë të interesuar për marrëdhënie ekonomike, si Turqia dhe Britania e Madhe. Ndërkaq Serbia ka një bashkëpunim të gjithanshëm me Unionin Ekonomik Euro-aziatik (EAËG) të mbëstetur nga ana e Rusisë. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me këtë union i ka lejuar Serbisë që prej një viti të eksportojë 96 për qind të produkteve të saj pa taksa në vendet e Unioni Euro-aziatik. Nga pikëpamja ushtarake Serbia e konsideron veten si neutrale, pa obligime kontraktuale me ndonjërën prej palëve dhe kjo dëshmon që ajo ndodhet për momentin në një situatë komode. Kosova Partneri më i afërt i Kosovës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që e bën më të dukshme gjithashtu marrëveshja e 4 shtatorit 2020. Partneri i dytë më i rëndësishëm është Shqipëria dhe Edi Rama përmendet në disa vende si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve. Në Bashkimin Europian Kosova ka mbështetës, vende neutrale ndaj saj, si dhe kundërshtarë të pavarësisë e republikës dhe kjo e fundit ndodh për arsye të brendshme politike.

Kundërshtarët janë të njohur - Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro. Në nivel të BE-së ka zgjuar interes fakti që aktorët kryesorë të politikës së jashtme për Kosovën dhe Serbinë vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, si Joseph Borrel (ESP) dhe Miroslav Lajçak, (SVK). Për disa vëzhgues kjo konsiderohet si një situatë fatkeqe, sepse njohja ndërkombëtare e Kosovës, me qëllim qnëtarësimin në Kombet e Bashkuara lidhet kryesisht me progresin ose pengesat e Serbisë për këtë. Republika e Kosovës ka jetuar në këto rrethana që prej 12 vitesh. Atëherë shtrohet oyetja se çfarë mund të bëhet për të ecur përpara? Një vështrim akademik Sot, pas 21 vitesh që prej kohës kur Kosova u bë e lirë, mund të kemi një vështrim dhe analizë më të kthjellët. Ideja dhe përpjekjet për shkëmbimin e territoreve e adresuar disa vjet më parë i zemëroi njerëzit dhe bëri që mendjet politike të ziejnë. Kjo ie u vra në qasjen e dytë. Deklarata e kancelares gjermane e shtatorit 2019, sipas së cilës "Unë besoj se duhet të vazhdojmë hap pas hapi", ishte thirrje për durim dhe pritje të mëtejshme.

E menduar subjektivisht, kjo do të thotë se progresi është i moderuar dhe se duhet pa diskutim një përparim i mëtejshëm. Në këto kushte procesin mund ta ndihëmojnë vetëm ide të reja dhe unë do të doja të trajtohen katër opsione, për të cilat lexuesit mund të bëjnë një vetë-vlerësim në lidhje me kohën dhe mundësitë e realizimit të tyre. Do të isha shumë i lumtur, nëse do të bënim një diskutim të gjerë rreth tyre. Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet e mëparshme për të arritur njohjen e plotë të shtetit dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. 1. Kosova duhet të vetëdijësohet për pozicionin serb, sipas së cilës Kosova është dhe mbetet pjesë integrale e Serbisë, si dhe për faktin që Serbia dhe serbët në Kosovë edhe më tej duan një aleancë të ngushtë me Serbinë. 2. Serbia duhet t'i njohë kufijtë aktualë të Kosovës, madje t'i japë asaj edhe Luginën e Preshevës me qëllim që sovraniteti i shtetit të Kosovës të garantohet në çeshtjet e sigurisë, në administratë, ekonomi, kulturë, përdorimin e gjuhës dhe fusha të tjera të caktuara, si dhe të ketë përfaqësim të plotë në institucionet e vendit. Për implementimin e kësaj formule, bazuar në piketa të përcaktuara qartë nga Bashkësia Ndërkombëtare, do të duhet përcaktuar një periudhë kohore maksimumi prej shtatë vitesh. Nëse një projekt i tillë për arsye të ndryshme në qëndrin e Serbisë apo dikujt tjetër dështon, atëherë duhet shoqëruar me pranimin automatik të Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare si shtet me të drejta të plota. 3. Kosova duhet të formojë një konfederatë më Shqipërinë, si federatë dy-shtetërore, e cila të quhet "Konfederata Shqiptare"! Konfederata duhet të përfaqësojë shtetet në marrëdhëniet me jashtë vendit, në çeshtjet e politikës së jashtme, të sigurisë, (përshirë ushtrinë, por jo rojat e gardës, e cila duhet t'i përkasë secilit shtet) financat e shtetit, monedhën etj. Si president i Konfederatës do të duhej të zgjidhej nga populli një personalitet nga Shqipëria ose Kosova për një periudhë të caktuar me kushtetutë.

Tashmë Shqipëria ka një ministër të Jashtëm me prejardhje nga Kosova dhe disa ambasada jashtë vendit të të dy vendeve janë unifikuar. 4. Opsion tjetër është që Kosova të aplikojë për t'u pranuar si shtet federal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me të drejta dhe detyrime të përcaktuara ligjërisht të obligueshme, por me administratën dhe rojën kombëtare të saj. Duke dëgjuar argumentet se pse deri më tash diçka nuk funksionon, unë mendoj se secila prej opsioneve akademike të lartpërmendura do të duhet të jetë më e mirë sesa gjendja e statukuosë ose bllokimi i procesit. Për më tepër paralizimi dhe zhgënjimi i njerëzve është i paarsyeshëm, ndërkohë që i dëbon ata nga rajoni. Besoj se Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, ku emigrojnë këta njerëz, nuk mund ta zevendësojnë vendlindjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco