Pandemia/ Bardhi: Faktet pse qeveria është përgjegjëse për përkeqësimin e situatës

Pandemia/ Bardhi: Faktet pse qeveria është përgjegjëse për përkeqësimin e situatës

19:21, 30/10/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe I ka renditur faktet pse qeveria është përgjegjëse për përkeqësimin e situatës.  

DEKLARATA

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

· Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.

· ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.

· ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.

· Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.

· Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe e Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco