Mësimi ‘online’ në universitete/ Mehmetaj: Qeveria tallet me studentët! A do i kthej tarifat e paguara?

Mësimi ‘online’ në universitete/ Mehmetaj: Qeveria tallet me studentët! A do i kthej tarifat e paguara?

18:28, 30/10/2020
A+ Aa A-

Pas njoftimit se mësimi në universitete do zhvillohet online deri në një njoftim të dytë, ka reaguar ish deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, duke theksuar se ky vendim duhet të ishte marrë dhe njoftuar më herët.

Në postimin e saj në Facebook, Mehmetaj ka ngritur një sërë pyetjesh për qeverinë, duke e bërë përgjegjëse, pasi sipas saj, kokëfortësia për të mos u treguar qytetarëve të vërtetën dhe dashakeqësia e neglizhenca në mos marrjen e masave dhe përgatitjen e buxheteve të nevojshme për përballimin e pandemisë në shkolla, na sjell sot në ditën që:

-Studentët kanë paguar konviktet/ shtëpitë me qera.

-Studentët e familjet e tyre kanë bërë të gjithë shpenzimet për vitin e ri akademik (të cilat me mësimin në kushte shtëpie janë të evitueshme).

-Studentët e familjet e tyre duhet të planifikojnë një buxhet të ri për kompjuter e internet.

-Universitetet janë të papërgatitura teknikisht për zhvillimin e mësimit online. 

Postimi i plotë i Kejdi Mehemtaj:

Përgjatë gjithë verës por edhe këto dy muaj vjeshte përpara fillimit të universitetit kemi bërë vazhdimisht thirrje për Qeverinë, Universitetet e studentët për të parashikuar mësimin online.

Kokëfortësia e qeverisë për të mos u treguar qytetarëve të vërtetën dhe dashakeqësia e neglizhenca në mos marrjen e masave dhe përgatitjen e buxheteve të nevojshme për përballimin e pandemisë në shkolla na sjell sot në ditën që:

-Studentët kanë paguar konviktet/ shtëpitë me qera.

-Studentët e familjet e tyre kanë bërë të gjithë shpenzimet për vitin e ri akademik (të cilat me mësimin në kushte shtëpie janë të evitueshme).

-Studentët e familjet e tyre duhet të planifikojnë një buxhet të ri për kompjuter e internet.

-Universitetet janë të papërgatitura teknikisht për zhvillimin e mësimit online.

Ndërkohë që pothuaj të gjitha vendet e rajonit, Europës e më tej e kanë lajmëruar zhvillim e mësimit online që në verë, qeveria jonë e lajmëron 4 ditë përpara fillimit të vitit akademik. Tamam duke u tallur me qytetarët e duke abuzuar me paratë tona.

Besoj se Ministria e Arsimit e ka të qartë që mësim online nuk quhet komunikimi në Zoom për 45 minuta, besoj e ka të qartë gjithashtu se nuk është detyra e pedagogëve të gjejnë e paguajnë platforma për mësimin online.

Në këtë situatë lindin disa pyetje që duan përgjigje:

Cili është buxheti që ka programuar qeveria për të mundësuar zhvillimim e mësimit online në universitete?

A ka parashikuar qeveria të rimbursojë tarifat e universiteteve për studentët duke marrë në konsideratë se ata nuk do të jenë fizikisht në shkolla?

A kanë parashikuar qeveria dhe bashkitë përgjegjëse të konvikteve tu kthejnë studentëve mbrapsht pagesat që kanë kryer?

A ka parashikuar qeveria buxhet për studentët të cilët nuk munden të përballojnë shpenzimet për kompjuter e internet?

Pyetjet më sipër janë retorike, pasi dihet tashmë nga të gjithë që kjo qeveri nuk ka para as për arsim e as për shëndetësi por vetëm për koncesione e PPP.

Kundër plehrave, pro edukimit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco