Bozdo: Në kulmin e pandemisë, qeveria ka dhënë 14 mln euro për incineratorët

Bozdo: Në kulmin e pandemisë, qeveria ka dhënë 14 mln euro për incineratorët

17:07, 30/10/2020
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me braktisjen e shqiptarëve në këto kohë pandemie.

Gjatë intervistës në SYRI TV, Bozdo është shprehur se Rama duhet që të ndjekë planin e propozuar nga PD.

Ai është shprehur se Rama në vend që të japë 8 milionë euro naftëtarët, ka dhënë dyfishin për incineratorët.

Por sipas Bozdos qeveria nuk jep para për naftëtarët, por për miqtë e Ramës, për incineratorët.

‘Në vend që të ndihmojë naftëtarët, me 8 milionë euro qe jane pagat e tyre, qeveria e Edi Ramës në kulmin e pandemisë ka dhënë 14 milionë euro për incineratorët që nuk funksionojnë, që nuk janë në punë.

Por nese nuk i paguan, te pakten te beje denoncim ndaj kompanive qe kane lene pa paga naftetaret, por kjo qeveri as kete nuk ben. E kuptoni se ku qendron tani Rama’, tha Eno Bozdo ne SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco