Lindja e partive pak muaj para zgjedhjeve: Janë 'dobiçë' të Edi Ramës?!

Lindja e partive pak muaj para zgjedhjeve: Janë 'dobiçë' të Edi Ramës?!

16:58, 30/10/2020
A+ Aa A-

Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Myslym Murrizi, Rudina Hajdari, të gjithë ish-deputetë dhe figura kryesore të Partisë Demokratike, tani kanë secili nga një parti më vete.

Pikërisht ky nxitim, ‘kjo modë’ për të krijuar sa më shumë parti të cilat synojnë elektoratin e djathtë vetëm pak muaj përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021, ka hapur një debat të madh mediatik dhe publik.

Debati e ndezi më shumë edhe një deklaratë ‘rastësore’ e Erion Veliajt në një takim në me banorët në zonën e Dajtit ku deklaroi, se së shpejti do të krijohen 4-5 parti të reja të cilat do të dalin nga radhët e Partisë Demokratike!

Mjaft zëra thonë e shkruajnë, se krijimi i këtyre partive në rastin më të mirë bëhet si hakmarrje ndaj Lulzim Bashës, kurse në atë më ekstrem ata akuzohen se bo bëjnë lojën e Edi Ramën dhe suportohen prej tij.

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, deklaroi hapur në media se këto lëvizje kanë vetëm dy opsione dhe motive: Ose janë të blerë nga Rama, ose janë delirantë.

‘Debati është nëse këta që po krijojnë parti të re janë të blerë nga Rama. Nga kultura politike që njoh në 30 vite, por dhe nga ana parimore, kush bën parti para zgjedhjeve ose është delirant, ose i blerë nga Rama. E them këtë, sepse nga ç’ka kemi provuar dhe nga ç’ka provuar historia, partitë duhen krijuar pas zgjedhjeve. Edhe po të isha vetë, kështu do të veproja, në mënyrë që t’i bindja shqiptarët’, deklaroi ai.

Pikërisht këtë temë ka trajtuar në punën e tij të fundit, (Botuar në gazetën Mapo), mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu.

Veçse mesazhi i tij nuk i quan këto parti, as të blerë dhe as delirante, por i trajton si ‘dobiçë’ të Edi Ramës, në derën e Partisë Demokratike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco